• |
ide | kryesore

Basha takim me të rinjtë e programit LEAD Albania: Shqipëria po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me të rinjtë e programit “LEAD Albania”.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u shpreh ndër të tjera Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, që po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit, dhe kjo është rinia e saj e jashtëzakonshme. Sipas Bashës, të rinjtë janë një potencial i madh dhe garanci për qeverisjen e ardhshme.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, që po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit, dhe kjo është rinia e saj e jashtëzakonshme.

Me një mendësi të re, me deshirën dhe ambicien për të punuar në Shqipëri e për Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat kanë sot aftësinë dhe përgatitjen e duhur, por ajo që u mungon dhe do të bëjmë gjithçka t’ua japim, është mundësia.

Sot u takova me të rinjtë e talentuar të programit LEAD Albania. Më prezantuan ide të jashtëzakonshme dhe dëshirën e madhe për ta ndryshuar këtë vend.

Diskutuam për platformën tonë, mora ide të vyera prej tyre, për ta pasuruar atë dhe më tej, për të adresuar më mirë zgjidhjet rreth problematikave që kanë të rinjtë sot. Garantimi i mundësive për arsim, pavarësisht statusit të tyre social, krijimit të mundësive për të hapur biznese të reja, mbështetje për idetë inovative, krijimin e mundësive për punësimin e tyre, ishin disa prej çështjeve që ndava me ta.

Përtej situatës së vështirë që po kalojmë, të një krize shumë-dimensionale politike, ekonomike e sociale, këta të rinj, me optimizmin e tyre, me idetë se si duhet të ecim përpara, se si do t’i shndërrojmë pasuritë e mëdha të këtij vendi në mundësi për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, janë garancia e një ndryshimi që po vjen, ndryshim real që do të prekë çdo qytetar e veçanërisht të rinjtë që sot shohin si mundësi vetëm emigrimin.

Me ambicie të mëdha dhe përgatitje lidershipi, këta të rinj janë një potencial i madh dhe garanci për qeverisjen e ardhshme.

Programi LEAD Albania (Leadership Experience And Development) që zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) që nga viti 2013, ka qenë dhe mbetet një mundësi e mirë për të rinjtë e talentuar dhe të mirëarsimuar, që me punën dhe angazhimin e tyre serioz, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.



9 Comments

  1. Shihni fjalorin e Bashes, eshte shume i varfer. Vetem 50-60 fjale te zakonshme. Kurre nuk i referohet ndonje autori ne çfardo rethane qofte. Nuk e dime se kur ka qene libri i fundit qe ka lexuar. Nuk i kuptohet asnje lloj hobi; as per sport, as per art, as per shkence,as per teknologji, me pak fjale per asgje. Diket sikur eshte prodhuar ne laborator per lende te pare brut.
    Une mendoj qe ai mund te jete model i mire i nje krushku; ai duhet te jete bure i mire. Dhe kete ai mund ta beje. Ai genjen por nuk eshte genjeshtar; ndoshta ai gjithmone nuk di te verteten ose ja imponojne nje ” te vertete” Çeshtje personaliteti.
    Ai nuk mund te drejtoje kurre nje gjykate, prokurori, banke, osshe, ujsjelles apo ndermarje pastrimi, se i merr me qafe !
    Hajde pastaj beje kete personazh kryeminister !

    1. Kur e thua nje here ehde mund te besohesh por kur e perserit behesh totalisht i pabesueshem .
      Dukesh qe nje nje pagator i rendomt rilindjeje .

  2. Zgjidhjen me te shemtuar qe ka pasur qendra e Tiranes qe nga krijimi i saj qytet si nga ana funksionale ashtu edhe arkitektonike ka qene ai projekt qe aprovoi dhe dhe zbatoi Lul Basha kur ishte Kryetar Bashkie.
    Perfundimisht qe te jesh lider i nje vendit nuk ka rendesi profesioni se sa eshte e domosdoshme te kesh vizion gje e cila Lulit i mungon totalisht.

  3. ”” Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, që po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit, dhe kjo është rinia e saj e jashtëzakonshme.”” ????

    Fraza shabllone , boshe , qe nuk thone asgje.
    Fatin e vendit do ta marresh ti ne dore ( do te ta japin) , dhe mos guxofte ndonje nga keta te rinjte te te sfidoje se do ja shtypesh koken.
    Po te ishte se do ta merrte ‘ RINIA’ fatin e shqiperise ne dore , e kishte marre me kohe gjate ketyre 8 viteve.
    Kur mbajne fjalime te tilla elektorale , boshe, me fraza shabllone te kopjuara , pa ide , pa propzime konkrete, pa shtylle kurizore …. te hapin barkun.
    Behesh akoma me pesimist se sa je, dhe i thua vehtes se do ikim nga shiu dhe do biem ne bresher.
    Por te pakten sot nuk perserite kasten e famshme ‘ RAMAVIRUSI …. ‘ qe e perserisje ne cdo fshat .

  4. Sa hipokrit qe je je o Basha . Ti pikerisht kete po sulmon qe rini te mos marre fatet e vendit ne dore , ti prandaj kerkon statusquo se doni qe ju kurvat e vjetra te mos leshoni pushtet por te beni rrotacion dhe ne vendnumero.
    Jeni tegjithe te pabesueshem si kaste politikanesh .

  5. HAHAHHAAAAAAAAAAAAAAA …………. TI JE PERVEÇSE I MARRE VUAN EDHE NGA DELIRI I MADHESHTISE .
    NJEREZIA PALLOSHIN NUK E DO POR TEK TY NUK BESON OR KAR QE KUJTON SE DO VISH NE PUSHTET MEQENESE RIKURVAT E KAN QELB .

  6. Ti nuk do ndryshime dhe tani dashke me ja dhene fatet e vendit rinise ? Ti vetem kete nuk do, ti do zhulin e vjeter . Me Vasilin do drejtosh ti o karabush? Vasili bene harbutin edhe tani qe eshte ne opozite imagjinojeni neser ne pushte . Vasili edhe ne debatet me analistet , kur keta te fundit duan ta ndihmojne, prape bene harbutin dhe thote se 1 edhe 1 bejne sa dua une . Ndrysho kushtetuten dhe ligjin zgjedhor , te tjerat jane demagogji e paster .

  7. Eshet hapur fushata elektorale.
    Tani kushedi sa thakma te tilla do degjojme .
    Me kujtohet kur ishin zgjedhjet e 2017 dhe ky kaqoli doli ne Kamez dhe tha .

    ””Sulmet ajrore te Trumpit ndaj teroristeve ne Siri eshte nje akt frymezimi dhe mbeshtetje e Amerikes per kauzen tone ”’ ( ate dite avjonet amerikane sulmuan nja dy baza teroristesh ne Siri ) .
    The nje verjor qe ishte ne trotuarin perball , qe dinte dhe anglisht , ju pergjighj… What the Fuck !!!! Sa here qe e shikoja ate fragment ne youtube qeshja me te madhe .. Tani nuk e gjej dot me.
    Ja keshtu budallalliqesh do degjojme plot keto kohe

  8. Me duket thjesht nje show bajat (alla rama) . Çdo dite qe kalon aq me shume i ngjashem behesh me te gjatin tone o z.Basha . Pikerisht me ate qe ti duhet te jeshe diametralisht i kundert , kerkon ti ngjasosh ? Eshte absurditet nga ana jote . Edhe nese i gjati ine thote qe nje edhe nje bejne dy ti prape duhet te jesh kundra tij , sepse koha tregoi qe ai ishte nje pervers , nje genjeshtar dhe nje hajdut ordiner qe per Zot ka vetem parane dhe pushtetin . Ai per para edhe pushtet eshte kail te ec edhe mbi trupa njerezish .
    Nese me te vertete don qe rinia te marre ne dore fatet e vendit , atehere bej ndryshimet e duhura dhe te domosdoshme qe ky vend te shkeputet nje here e pergjithmone nga tranzicioni , anarshia dhe skamja qe e ka kapluar . Kemi koke qe po te lutemi , biles me shume perulesi por ti nuk denjon te na degjosh . Une uroj dhe shpresoj te besh nje rrotullim me 180 grade ne rrugen tende dhe lutjet tona te mos shkojne bosh . Beje se do tja nish hajrin . Eshte aq e thjeshte saç ishte e thjeshte edhe veza e kolombit . Thyeje ate veze qe te qendrosh ne kembe z.Basha . Beje per veten tende , beje per Shqiperine , beje per te gjithe ne . Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *