• |
ide | kryesore

Digjnin plehra në Manzë, procedohen penalisht dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë proceduar penalisht pasi digjnin mbeturina në zonën e Manzës duke ndotur kështu ajrin.

“’Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit: B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.



1 Comment

  1. Në në fund po procedon policia këta leshat që djegin plehra. Po atje në Manzë e bëjnë të tërë, por kalove pak para se të fillojë shiu tymosesh mirë me tym plehrash. Prandaj i nisi dhe bashkia e Durrësit plehrat se tha këta e kanë gjë të përditshme djegien.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *