• |
ide | kryesore

Zbardhet takimi i Metës me kryenegociatorin Zef Mazi: Politika të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve për BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet takimi që presidenti Ilir Meta pati sot me kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit tha se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.  

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar. ????”, tha Meta.



1 Comment

  1. Hipokrizi zyrtare presidenciale.
    Negosiatat nuk mund te hapen pa plotesuar 15 kushtet. Praktikisht KURRE.
    Me ke do te negocioje ky Kryenegociatori?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *