• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si i ekzekutoi Eduart Lamaj dy biznesmenët në Laç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohet video jashtë hotelit ku u bë atentati ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Në pamje, dallohet Eduart Lamaj teksa futet i armatosur dhe i maskuar brenda hotelit. Më pas, në lokal hyn edhe një person i dytë. Në momentet që Eduart Lamaj dhe shoku i tij qëllonin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dy personat e tjerë ruanin me armë të armatosur djalin e Paulin Gjergjit. Djali tenton të afrohet kur dëgjon të shtënat, por ndalohet nga personi i armatosur. Një nga autorët afrohet te hoteli për të parë si po shkonte atentati. Pas shkëmbimit të zjarrit, Eduart Lamaj mbeti i plagosur. Ai dallohet në video teksa ndihmohet nga shokët e tij për të dalë nga hoteli dhe për të mos lënë armën e zjarrit në vendin e ngjarjes.

Shokët e tërheqin drejt makinës, pasi Lamaj e ka të pamundur për të ecur. Pasi u plagos, 30-vjeçari Eduart Lamaj erdhi në Tiranë tek e motra, ku u gjet brenda klinikës “Amavita”, në hyrje të Qytetit Studenti, pasi i ishte infektuar plaga. Burime nga policia thanë se vrasësi pagoi 10 mijë euro për dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama për ta operuar në kliniken private “Amavita”.

Mjekët e realizuan operacionin dhe siç shihet edhe në këtë foto, këmba po i rikuperohej. Por ndërkohë që i riu ishte në spital, policia ishte duke e përgjuar, pasi kishte dyshime se ai ishte një nga personat që kryen atentatin.

Sapo ka rënë në gjurmët e tij, RENEA bëri arrestimin. Policia ka arrestuar edhe dy mjekët të cilën fshehën ngjarjen. Para hetuesve, Eduart Lamaj ka pranuar vrasjen, por thotë se nuk ka pasur qellim ekzekutimin e tyre dhe se u detyrua t’u kundërpërgjigjet të shtënave.

Policia është në kërkim edhe të 3 personave të tjerë që ndihmuan për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ata janë identifikuar, por emrat nuk bëhen publikë./ Tv Klan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *