• |
ide | kryesore

Cakaj në Washington, takon Reeker dhe Palmer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimet e zhvilluara.



11 Comments

  1. Do me thene ky “i urdheruari” minister i shqiperise nga Kosova, flet edhe me duar ne xhepa..Ka etike ky vend apo jo, cfare jane keta capacule pa kulture qe na kane vene ministra!

  2. Ku eshte i madherishmi Rama? Perse ne kete situate gjeopolitike qesharake qe jemi si komb, Rama nxjer nga sqetlla e tij e madherishme, kete çunin e vogel?

  3. Ua sa turp ! Me duar ne xhepa ne takim me personalitete me poste me te rendesishme se te tuat dhe ne moshe me te madhe.
    Keshtu eshte kur mbushet administrata me ciliminj!
    TURP! TURP! TURP!

  4. Edhe Trumpi vete te ishte sdo rrinte me duar ne xhepa kur flet me vartesit e vet. Ky adoleshenti yne rri gjith pordh, sikur i ka thirr ky ne takim e po i raportojne ato ketij.

  5. Ca eshte ky kelysh injorant me duar ne xhepa!
    Edhe “mzat” nuk i thu dot se e merr per kompliment.
    Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka ra e Mjere Kosova qe e ka pjelle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *