• |
ide | kryesore

Poliçan, bariu gjendet i vdekur në mal. Dyshohet se ra në një gurore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Peshtan Poliçan. Ky person mësohet se ka qenë duke ruajtur bagëtitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi.

Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *