• |
ide | kryesore

Nga Gaforrja te Peshqit, cilat janë gratë më pak të lumtura të Horoskopit

-Instant, Arkiva, F1, Stil

Gratë nuk janë kurrë të lumtura, por ka disa që janë veçanërisht të prirura për të qenë të pakënaqura. Është një tipar i karakterit të natyrshëm që nga lindja. 

1-Gaforrja
Gaforrja është në krye të listës së grave më pak të lumtura në Zodiakut. Gratë e kësaj shenje duket se kanë frikë nga lumturia, pasi gjithmonë janë të gatshme të gjejë një problem për çdo zgjidhje. Gratë e Gaforres kanë tendencë të kenë ndjenja dhe mendime negative. Edhe kur janë me fat ato fillimisht janë të lumtura, por pas disa çastesh i sheh të dyshojnë se ajo nuk do të zgjasë. Gratë e lindura nën shenjën e Gaforres janë gjithmonë negative, fataliste dhe të shqetësuara, gjë që shkatërron lumturinë e tyre. Më pas ato tentojnë të mundojnë të tjerët me problemet e tyre dhe për këtë arsye minojnë lumturinë e të tjerëve.


2-Bricjapi
Bricjapi është i dyti në renditjen e grave më pak të lumtura në Zodiakut. Gratë e lindura nën shenjën e Bricjapit kryesisht kanë një qëndrim të ftohtë dhe pesimist, ato zor se gëzohen ndonjëherë, madje edhe kur lumturia troket në derën e tyre, ato e perceptojnë atë si diçka momentale dhe që nuk do të zgjasë.

3-Peshorja
Peshorja është e treta në renditjen e grave më pak të lumtura në Zodiakut. Gratë e lindura në shenjën e Peshores merren me shumë probleme dhe anashkalojnë lumturinë e tyre. Shumë emocionuese, gratë e shenjës së Peshores shqetësohen gjithmonë për diçka: çfarë mendojnë dhe thonë të tjerët për të, të bëjnë gabime, të gjykojnë të tjerët. Kjo i bën ato nervoze, të vetëdijshme, me ankth dhe gjithmonë të stresuara në vend që të jenë të lumtura dhe të qeta. Një zhgënjim i vogël mund t’i bëjë gratë e kësaj shenje të zhyten në trishtim më të thellë.

4-Peshqit
Peshqit janë në vendin e katërt në renditjen e grave më pak të lumtura në Zodiakut. Gratë e shenjës së Peshqve vuajnë shumë për sa i përket ndjenjave. Ato kërkojnë partnerin ideal që i përgjigjet një stereotipi romantik, por në mënyrë të pashmangshme lidhen me të parin që kalon në mënyrë që të mos mbeten vetëm, duke shpresuar ndërkohë që Princi i Kaltër të vijë t’i shpëtojë. Kjo domosdoshmërisht i çon ato në një ekzistencë të pakënaqur.

5-Virgjëresha
Në vendin e pestë në renditjen e grave më pak të lumtura të Zodiakut gjejmë Virgjëreshën. Shumë të arsyeshme, gratë e kësaj shenje mendojnë shumë dhe e mbushin kokën me probleme dhe pista që i pengojnë ato të ndihen të lumtura edhe për gjëra të vogla.

6-Akrepi
Në vendin e gjashtë është Akrepi ai që mbyll renditjen e grave më pak të lumtura të Zodiakut. Gratë e kësaj shenje janë shumë të zëna me përfitimin e tyre personal, me qëllime hakmarrjeje dhe duke u krijuar dëme të tjerëve për të qenë të lumtura. Ato që janë të lumtura gëzohen për veten dhe për të tjerët, nuk e humbin kohën pas ligësisë. /Revista Psikologji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu