• |
ide | kryesore

Basha: Rritja e borxhit në 80% të PBB goditje fatale për ekonominë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën së po rrit borxhin publik për të mbushur xhepat e tij dhe të oligarkëve.

Basha thekson se rritja stratosferike e borxhit në 80% të PBB është një goditje fatale për ekonominë duke bërë përgjegjës kreun e qeverisë.

Ai deklaron se shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze.

“RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për t’i ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do t’i lërë më në mëshirën e fatit, por do t’ju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”, deklaron Basha.



2 Comments

  1. Ditën e djeshme Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por mesa duket kjo akuzë ka dalë “blof” pasi tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

    Tashmë bëhet e ditur se ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.

    Agjencia për zhvillim ekonomik e Gjermanisë dhe Banka gjermane që lëvron fondet (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare shpifja e rradhes nga pd e salihut e luluqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *