• |
ide | kryesore

Dita e dytë në Hagë, por Hashim Thaçi do të intervistohet sërish nesër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. Sikurse edhe dje ai ka hyrë në godinën e Dhomave Speciale në ora 13:00 i shoqëruar nga avokati amerikan Pierre Richard Prosper një ish zyrtar i qeverisë amerikane.  Marrja në pyetje ka vijuar deri në ora 19:10 dhe do vijojë edhe nesër.

Një ditë më parë pas 6 orë qëndrim në Dhomat Speciale presidenti Kosovës i vënë nën akuzë si i dyshuar për krime lufte bëri një deklaratë të shkurtër për atë çfarë ishte konsumuar në ato orë përballë prokurorit special: “Dëgjova shkëmbime teknikalitetesh të ndryshme mes avokatit, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *