• |
ide | kryesore

5 orë ndjekje si nëpër filma, policia gjen gomonen, shpëtojnë trafikantët. Qindra policë në Vlorë nisin operacionin nga toka (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas pesë orë ndjekjesh si nëpër filma policia ka arrtur që të gjejë të braktisur pranë grykëderdhjes së Vjosës në Mifol gomonen e dyshuar se po transportonte drogë. Por nga kontrolli rezultoi se në brendësi të saj nuk është gjetur lëndë narkotike. Dyshimet janë se mjeti e ka transportuar drogën drejt Italisë dhe në kthim është pikasur nga policia dhe roja bregdetare. Në bordin e mjetit lundrues ishin tre persona. Qindra forca policore kanë nisur operacionin në një zonë të pyllëzuar, ku mendohet se janë fshehur trafikantët pasi braktisën gomonen në det. Lapsi.al sjell pamje nga operacioni policor.


Njoftimi i policisë


Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia. Operacioni vijon.

4 Comments

  1. Show kari i policise dhe guardias

    Kembengulje kari per 3 veta

    Me siguri do ken ik perseri pa u dhon pjesen ndaj jane terbuar.

    Polici krimi, turni dyte tek shuklazi, turnini pare ha fara e kap noi jevg me hashash ose xhepistat e lagjes.

  2. Show dhe vetem show. Polici e inkriminuar. OFL sekuestron asetet e krimineleve me buje dhe ne heshtje pas disa javesh ju kthehen. Arestohen trafikante dhe provat digjen nga shkendija elektrike deri ne ministrine e brendshme. Gjithe Shqiperia e mbjelle me droge dhe Policia me syze dielli nuk i duket kanabis por lule dele. Kriminele qe dalin nga burgu e te pafajshem qe rine aty…..show per te mbuluar bashkepunimin me trafikantet. Nuk ka polici por politike partie policore per te mbushur vendin me droge dhe pastruar parate e krimit qe na kane varferuar deri aty ku nuk mban me. Mbeshtetje kujtdo qe eshte kunder kesaj bande, vetem tr largohet Rilindja, nuk ka me keq se keta.

  3. Skenari Narcos:
    Conrado (Qeveria): Na dorezo ndonje te kapim ndonje ngarkese, qe te dalim ne konference per shtyp ” Policia dhe qeveria jane te vendosur ne luften ndaj trafikimit te lendeve narkotike”

    El Chapo: Ok, dakord. Dhe mos na caj karin per nja nje vit pastaj😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu