• |
ide | kryesore

SPAK në aksion, disa arrestime tek Inspektorati Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion është zhvilluar me urdhër të SPAK nga antikrimi ekonomik tek Inspektoriati Shtetëror Shendetësor dhe Instituti i Higjienës.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) kishte vendosur masat:

-“arrest në burg”, në mungesë, për 2 persona

-“arrest shtëpie”, për 9 persona

-“pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, për 3 persona

Kështu si rezultat i operacionit të sotëm janë arrestuar dy persona, ndërsa 12 të tjerët janë shoqëruar në polici dhe më pas janë lënë të lirë.

14 personat që kanë qenë nën hetim janë:

-5 inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë,

-1 punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë,

-8 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë,

-si dhe administratorë e përfaqësues të subjekteve të ndryshëm tregtarë.

Funksionarët publikë akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”. /panorama



8 Comments

  1. ore pse harxhon resurse spaku merret me keto gjer kur deriperfundojne sa pas burgjeve te perfundojne ministra e kryetar bashkishk ai (spaku) nuk duhet te merret me gje tjeter.

  2. Ka ikur koha e spurdhjakëve. Kjo pacavure Kushtetute e 2008 është e Kac Ismalit, që e ka të kycur në kokë kohën e Enverit. Është një hajdut, që dërdëllit. Ai s’ka shans të vijë të marrë votat as për kryeplak. Këta janë t’i vrasësh me bukë në gojë dhe prapë është pak

  3. A nuk është kjo ajo që kanë kërkuar? Ajo për të cilën kanë luftuar? Ajo që i ka bërë bashkë? Edhe në 2015? Edhe në 2017? Edhe kur dogjën mandatet e deputetëve opozitarë? Edhe kur dolën nga Parlamenti? Edhe kur dolën në revolucionin e hedhjes së molotovëve nëpër institucionet kushtetuese të vendit? Edhe kur bojkotuan zgjedhjet e 30 Qershorit 2019?

  4. A-SPAK merret mr inspektore

    Ore noi minister e lart duhet. Keni teatrin ne shesh te mejdanit
    Keni 2 muj nga kallzimi asnje veprim
    Kokrrat e bythqira te ASPAK ut. Normal me drejtim ish sigurimsash nuk behet drejtesi por zhdrejtesi

    Rrace muti ju e kush ju vuni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *