• |
ide | kryesore

Dy protestat/ Me polici kundër atyre që duan të luajnë muzikë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy protesta, një të hënën në mbrëmje dhe një të martën në mesditë, janë zhvilluar para kryeministrisë pas aktit normativ të qeverisë për të mbyllur diskot dhe lokalet e natës si dhe për të ndaluar muzikën pas orës 20.00. Vendimi është pritur me reagime të shumta, pasi ai u jep dërrmën e fundit këtyre bizneseve të goditura rëndë nga izolimi i gjatë i periudhës mars- maj.

“Na jeto ti me kaq lekë, hajde jeto ti. Çfarë do ha unë, asnjë mos të më prekë me dorë se jam për copë buke unë këtu, nuk jam legen, nuk jam rrugaç”, u dëgjua t’i thoshte sot live një protestues policëve që donin ta ndalonit të shprehte revoltën e tij.

Edhe gjatë ditës së djeshme pati një protestë përpara kryeministrisë, të cilës Rama iu përgjigj me nota ironike dhe fyese.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e Shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruante Rama në Twitter.

lexo me tej:

Qeveria ndalon muzikën gjatë natës. Rama bëhet hit me meme (fotot)

“Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos t’i rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”… por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh”, iu përgjigj atij njëri prej tre muskëtierve, Elton Deda.

Edhe një kompozitor i qetë, që nuk është shquar kurrë për protesta publike si Robert Radoja, ka dalë sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20.00. “Mos kini frikë nga unë, hiqni maskën se nuk e transmetojmë. Pas orës 8 të darkës transmetohet. Gjithë ditën që kafet janë plot, nuk transmetohet. Pas orës 20.00 transmetohet përmes muzikës. Një njeri në një qoshe i bie pianos. Këto janë pa kuptim. Nuk e kuptoj dot”, i tha ai sot mediave me ironi nga protesta..

Shoqata e Bareve, biznesmenët dhe artistët e prekur nga Akti Normtativ i qeverisë, që ndalon muzikën pas orës 20.00 i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, pasi do të ketë pasoja të rënda për këtë sektor. Ata gjithashtu i kanë kërkuar qeverisë që të shtohen masat distancuese, të monitorohet zbatimi i masave nga klientët, si dhe të mbështetet sektori i argëtimit. Sipas tyre, nuk ka prova që ambjentet e hapura, të jenë vatër për shpërndarjen e virusit”.

Por krejt të kundërtën ka pohuar Silva Bino, shefe e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, e cila ka shpjeguar vendimin e qeverisë në një intervistë në ABC News. Bino u shpreh se masat e marra së fundmi janë për të shmangur grumbullimet. Ajo shpjegoi se si shembull janë marrë edhe eksperiencat e vendeve të tjera, që mund të kenë ndaluar konsumimin e alkoolit, apo mund të kenë vendosur kufizime jo të drejtpërdrejta me grumbullimet, por që shkaktojnë grumbullime.

Këto shpjegime nuk i kanë bindur protestuesit dhe sot është dashur vetëm brutaliteti policor për ta shpërndarë manifestimin e tyre, Kjo është vala e tretë e protestave, pas atyre të infermierëve dhe të punësuarve në transportin urban, të cilat vijnë si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike. Shqipëria është vendi i fundit në rajon që ka dhënë ndihmë direkte për të prekurit nga kriza sanitare (vetëm 0.8% të GDP).

©Lapsi.al



13 Comments

      1. Virusi të frkëson, arti(muzika)të frymëzon. Në një farë mënyre arti(muzika)është si një nga llojet e antiviruesit.Mbase jam shumë idealist!?

  1. Aldi nuk te ze coronacari se je rrotecari edhe mua nyk me ze se jam budadha. Te paska lon babi me leke. Ose ke vjedh fort.

  2. Po ju bythqirat qe nuk doni te infektoheni, mos dilni nga shpia, dhe ja ku u zgjidh problemi.
    Po nuk keni te drejte ju o shkerllata qe te pengoni te tjeret…
    Po nuk keni faj ju, me kte popull dele beni ca te doni.
    Doni popull si ne Serbi ju, qe tu veri flaken.

  3. masat merren per te ruajtur popullaten dhe s’can koken njeri per ahengcinjte qe duan te bejne pare ne periudhe te tille .Eshte e gjithe bota qe ka marre masa te tilla dhe prap vdekshmerite jane shume te larta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *