• |
ide | kryesore

Covid 19, Mali i Zi shpall sërish gjendjen e pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në gjithë territorin e vendit. Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze.

Më 2 qershor vendi i Ballkanit Perëndimor e kishte shpallur të përfunduar epideminë, mirëpo në javët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri, ka shënuar rritje.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.920 ndërsa janë regjistruar 26 vdekje nga COVID-19.

Vendosja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.

Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *