• |
ide | kryesore

Arrestohet i riu në Pogradec, dhunoi dhe bëri për spital një 65-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 30-vjeçar. Sipas policisë i arrestuari është E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndërsa i shpallur në kërkim është E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *