• |
ide | kryesore

Vrasja në Elbasan, policia jep detaje: Viktima është 23 vjeç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit njoftoi se rreth orës 22:10 të së mërkurës në lagjen “Emin Matraxhiu” në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje është gjetur i pajetë një i ri. Ai është goditur disa herë në trup me thikë gjë që i ka marrë jetën.

Të njëjtat burime thanë se viktima është me inicialet R.R. 23 vjeç. Shërbimet e Policisë thanë se me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Policia sa per statistika eshte. Shkon pas pilafit kur merr njoftim, se ben gabim po te hetoj dhe parandalon ndonje krim. Pastaj prangos ndonje pa prova qe ta shenoj si rezultat dhe te nesermen qe harrohet muhabeti e leshojn prap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *