• |
ide | kryesore

Gruaja me Covid në Berat shkeli karantinën, 700 mijë lekë gjobë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia në Berat ka ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë një shtetase pozitive me COVID-19, pasi shkeli rregullat e vetëkarantinimit. Sipas policisë shtetasja E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë.

Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Njoftimi

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në subjekte të ndryshme, për respektimin e protokolleve të sigurisë.

“Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur nga COVID-19. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se shtetasja E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë.

Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19”, njofton Policia.



1 Comment

  1. bejne kontrollet e leshit, kam 21 dite me Covid dhe as e rruan trapin njeri per ta pare se cpo ben. Po nuk u interesove vete me telefonata lart e poshte per shtetin do kisha ngrejt patkojt me kohe. Me shume me ka stresu interesimi, per tbo tamponin edhe per tmare ilacet se problemet e semundjes. Pres qe te bej tamponin e dyte per te pa a jam sheruar dhe as nuk e ngre njeri telefonin. Ketu ka marre fund gjithcka, eshte me ja u shkly gojen cdo individi qe punon ne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *