• |
ide | kryesore

Plagosje me armë në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ngjarje e rëndë në Fier. Policia bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Mbrostar-Ferko, 50-vjeçari N.XH është plagosur me armë në banesën e tezes së tij. Nuk dihen ende se cilët janë autorët, por policia bën me dije se ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz”. Kjo e fundit, pak minuta pas ngjarjes është gjetur e djegur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Njoftimi i Policisë:

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë. 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *