• |
ide | kryesore

Pasuria e Ramës dhe familjes së tij, zbulohet sa fituan dhe shpenzuan në 2019

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama e ka shtuar pasurinë personale dhe të familjes së tij me dy burime kryesore.


Paga si kreu i qeverisë shqiptare dhe shitjet e veprave artistike kanë çuar një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj në llogarinë e Edi Ramës.


Por shtimi i pasurisë së familjes kryeministrore është rritur edhe për shkak të punës që ka kryer gjatë 2019- ës bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, dhe gjithashtu veprimtaria artistike e djalit të madh të Kryeministrit, Greg Rama. Sipas të dhënave që ka publikuar “Open Spending Data”, Greg Rama ka fituar plot 27 mijë euro nga shitja e veprave të artit.

Gjithashtu, Greg Rama ka fituar 36 mijë euro nga shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, ku ai ishte aksioner i vetëm. Por Greg Rama ka bërë edhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit të shkuar, për shkak se pasi ka shitur një mjet tip “Audi” për shumën e 12 mijë eurove, ka blerë një tjetër tip “BMV” për 15 mijë euro.

Ndërkohë, bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, ka fituar plot 6.9 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2019 falë punës së saj, por edhe të ardhurave nga interesat bankare dhe qiradhënia. Por gjithashtu Linda Rama ka bërë edhe shpenzime gjatë vitit 2019, pasi me 3 milionë lekë ka blerë një tokë truall me sipërfaqe 80 metra katror, dhe 4 380 lekë i ka përdorur për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2013.

EDI RAMA

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura neto në vlerën 2 024 485 lekë nga paga si Kryeministër i Shqipërisë për vitin 2019.

Të ardhura nga publikimet dhe e drejta e autorit

Të ardhura neto në vlerën 4 633 760 lekë nga krijimtaria artistike – shitja e punëve artistike.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 380 000 lekë nga paga.

2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme.

3) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.

4) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 782 lekë nga interesat bankare.

5) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 12 000 euro nga shitja e një automjeti të tipit “Audi”.

6) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura neto në vlerën 27 150 euro nga shitja e veprave të artit.

7) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 36 481 euro nga likuidimi. Gregor Rama është aksioner i vetëm i shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, me NIPT L81616023T, e themeluar në 16.04. 2018 dhe e likuiduar në 11. 01. 2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 4 380 euro si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në vlerën 80 000 euro në 2013-ën.

2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 3 000 000 lekë për blerjen e pasurisë së paluajtshme tokë truall me sipërfaqe 80 m2 .

3) Djali, Z. Grigor Rama, shpenzuar shumën 15 000 euro për blerjen e automjetit të tipit “BMW”.

4) Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 360 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë deri në 31.07.2019.

5) Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 150 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë që prej 01.08.2019.

21 Comments

    1. O derdimena, o kope ditezinjshe, o polifotua me e urryer, ne kete vend, kot lodheni, mendoni diten e mrame, per ju, diten fatale, kur perbindeshi edvin kristaqi, do te ler pas shpine, kryeministrine dhe s’do te shkele me atje.
      Pastaj, kollaj ajo pune, nevojitet vetem nje kapter policie dhe nje prokuror provincial qarku, i shkalles se I-re. Kane per t’ia nxjerre nga hundet edhe sa pika qumesht ka pire, jo me paret dhe pronat e vjedhura!
      Meqe i genjen mendja se hajnite qe kane bere i kane te siguruara, me dokumenta, ato dokumentat (pacavure pavlere, dava hajdutesh ordiner, pashkolle, qe s’dine as te shkruajne emer, mbiemer), ato pacavure, neser do te behen shuke dhe do t’ia futin aty ku s’thuhet, edvin kristaqit, olsi kristaqit, linda xhillarit, greg edvin kristaqit dhe te gjithe hajduteve kristaqe te perfshire ne vjedhjet e bera, nga 1998! Keni per te pare ketu do te jemi!

  1. Vetem kaq!? Qenka kryeministri me i varfer i botes. Iu dashka dhene ndonje ndihme financiare se qenka ne hall te madh.

  2. SA LEKE E BERI ME ATO IKONAT E VJEDHURA KY EDI RAMA NE FRANCE -PSE NUK E PADIT PER SHPIFJE ZOTIN THIMO DHE YMER GELBAZA PER DOSJEN E KRISTAQ RAMES thotë:

    KETO I KA DEKLARUAR VETEM FORMALISHT SE EDI RAMA DHE ORGANIZATA I KANE VJEDHUR EDHE 300 HERE ME SHUME QYTETAREVE

  3. Takspaguesit shqiptare penalizohen me afro 180 miliard Leke,per faj vetem te Kryeministrit,ne gjyqin e tij
    me Françesko Beketin,ku u konsatatuan 18 shkelje ligjore!Si ka mundesi qe Edvin Escobar D’Rama nuk eshte arrestuar akoma nga SPAK?
    Edvin Escobar D’Rama ka fituar 6.6 milionë Lekë të rinj nga shitjet e veprave artistike?
    Vetem per ekspozimin e zhgarravinave te tij ne Bienalen e Venecias,Kryeministri drogaxhi,ka paguar 500 mije
    Euro(mbi 600 milion Leke) nga Leket e takspaguesve shqiptare,dhjete here më shume se sa perfitimet qe ai
    pretendon!
    Interesant.Portokalli, 29 Nentor 2015 – Edi Rama (Takim ne Kine me biznesmenet) 01.12.2015

  4. O derdimena, o kope ditezinjshe, o polifotua me e urryer, ne kete vend, kot lodheni, mendoni diten e mrame, per ju, diten fatale, kur perbindeshi edvin kristaqi, do te ler pas shpine, kryeministrine dhe s’do te shkele me atje.
    Pastaj, kollaj ajo pune, nevojitet vetem nje kapter policie dhe nje prokuror provincial qarku, i shkalles se I-re. Kane per t’ia nxjerre nga hundet edhe sa pika qumesht ka pire, jo me paret dhe pronat e vjedhura!
    Meqe i genjen mendja se hajnite qe kane bere i kane te siguruara, me dokumenta, ato dokumentat (pacavure pavlere, dava hajdutesh ordiner, pashkolle, qe s’dine as te shkruajne emer, mbiemer), ato pacavure, neser do te behen shuke dhe do t’ia futin aty ku s’thuhet, edvin kristaqit, olsi kristaqit, linda xhillarit, greg edvin kristaqit dhe te gjithe hajduteve kristaqe te perfshire ne vjedhjet e bera, nga 1998! Zgerdhihuni familjarisht o derra, talluni me popullin shqiptar, por qesh mire ai qe qesh i fundit! Keni per te pare, ketu do te jemi!

  5. Nje pyetje kisha, Grigori a Gregori se keta Ramazonet ja kane marre doren emrave, ku i gjeti 15 mije euro per te blere makine qe jam i bindur ka kushtuar me shume. Cfare pune ben djali deri dje i perbuzur nga i jati i kryeministrit qe mund te perballoje nje makine me kete kosto?

    1. Ka shitur fiq si Erjon Veliaj, vetem se ai ishte i zgjuar, i perdori per te bere shkolle,ky i perdor per te blere makine

  6. te ardhura nga qiraja e 1 apartamenti brenda vitit 23.000 EUR? ne Tirane!! Edhe keto therrimet qe deklarojne i fryjne si breket me mut

  7. Po Zaho s’ka fituar ndonje lek nga shitja e zhgaravinave te tij,pasi dhe ai bir e nip artisti eshte ( mos thuash dhe bir biznesmeneje….).Edhe ai duhet te kontribuoje ne pasurine familjare.Kur Rama I te mos jete me ne pushtet asnjeri nga keta s’ dp kete me cte shtoje ne pasurine e familjes dhe kjo do tregoje burimin e vertete te pasurise.( kuptohet te pasurise per kafet e dites jo te asaj per brezat)

  8. Te gjitha keto shume qe permenden me lart jane shpenzimet e vetem nje dreke familjare . Nese do kishte sadopak drejtesi ti do ishe ne vend te shullazit o pallosh . Ju ju ka zili edhe bill geci per jeten dhe shpenzimet e harbuara qe beni . Sa te keni kete popull trim , liridashes por paaaaak dele atehere livadhisni si te doni .

  9. MERO BAZE JU PUBLIKOVE DOSJEN POR NUK JA PUBLIKOVE CERTIFIKATEN E BABAIT TE GREGUT thotë:

    OR KY GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES APO EDI RAMES

  10. Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare, per te qeshur se duket si humor anglez, ku ben sikur shet piktura por ne fakt pikturat ja u jep me zor ne kembim te lejeve , per te qare pasi familja rama jetoka me kushte minimale dhe leket per ata qe u jane demtuar banesat i nxjerr nga dheu thote tigri????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu