• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Fushë Krujë, plagosen me thikë babë e bir

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë  plagosur me thikë mbrëmjen së sotme në Fushë Krujë. Të plagosurit janë babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës.

Ata janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se janë qëlluar disa herë me thikë.

Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark. Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit  të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga jashtë vendit.

Janë ende të paqarta motivet, autorët dhe vendi ku janë plagosur babë e bir. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *