• |
ide | kryesore

Itali: Rajoni i Umbrias vendos kryerjen e tamponeve për qytetarët e ardhur nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritja e rasteve të personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri, ka vënë në alarm autoritetet italiane që ditë pas dite zbulojnë vatra infektimi të reja dhe nga emigrantë shqiptarë që janë kthyer në Itali pas udhëtimit të tyre në vendlindje.

Javë më parë, rajoni i Toskanës autorizoi kryerjen e testimeve serelogjike Covid në aeroportet e Pizës e Firenzes për pasegjerët që vinin nga Shqipëria.

Pak orë më parë dhe rajoni i Umbrias ka vendosur kryerjen e tamponeve molekularë për çdo pasagjerë që mbërrijnë nga Shqipëria.

Një ditë më parë, të gjithë pasagjerët që kanë mbërritur nga Tirana në aeroportin San Francesco D’Assisi në qytetin e San Egidio në Umbria, iu janë kryer testimet molekulare, për të analizuar nëse janë apo jo mbartës të virusit Covid 19.

Përveç Kroacisë, Maltës, Greqisë dhe Spanjës, dhe Shqipëria mbetet një vend nën mbikqyrje speciale dhe e monituruar nga autoritetet lokale shëndetësore të territorit të rajonit të Umbrias.

Pak sitë më parë, një 53-vjeçare emigrante shqiptare me banim në qytetin Terni në Umbria, pas kthimit nga Shqipëria rezultoi pozitive me koronavirus duke u shndërruar në një vatër infektimi pasi punonte si asistente për 4 persona të moshuar./ Ora news



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *