• |
ide | kryesore

Ndeshja me Crvena Zvezden, tifozët e Tiranës ndezin ‘zjarrin’: Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tifozëve bardheblu i zien gjaku kur luan skuadra e tyre e zemrës. Merret me mend se si e përjetojnë ata ndeshjen e Tiranës në një stadium, ku nuk mund të jenë prezentë. Aq më tepër në një duel të Ligës së Kampionbëve, ndaj një kundërshtari serb, si Crvena Zvezda.

Sikurse dihet, sonte, prej orës 20:00, në “Air Albania” do të përplasin brirët kampionët e Shqipërisë dhe ata të Serbisë. Një sfidë që ngërthen shumëçka, edhe përtej futbollit, ndaj masat e marra nga policia janë të forta, duke iu druajtur ndonjë incidenti, qoftë edhe si ai në Beograd, gjatë ndeshjeve të kombëtareve, para 6 vitesh, kur u ngrit droni i famshëm nga Ismail Morina.

“Tirona Fanatics” ua kanë prishur gjumin lojtarëve të Crvena Zvezda natën, duke ndezur fishekzjarre para hotelit ku ata janë akomoduar nga pasditja e djeshme. Ndërsa tifo-grupi tjetër bardheblu, “Capital Crew”, e ka treguar veten me një banderolë të madhe, që e ka shpalosur afër stadiumit, në ballinën e Universitetit Politeknik, duke i dhënë “zjarr” ndeshjes disa orë përpara.

Natyrisht, përmbajtja e saj lidhet me Kosovën, zemrën e shqiptarisë, të cilën Serbia nuk e njeh ende si shtet të pavarur. “Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë”.

Ky është mesazhi i fortë i këtyre tifozëve, të cilët stigmatizojnë pushtimin serb të Kosovës, genocidin e ushtruar atje prej tyre ndaj fëmijëve dhe grave të pafajshëm e të pambrojtur, duke thyer çdo kod lufte e civizilimi.



7 Comments

  1. Mos e perzini sporting me gjerat e tjera.
    Nese e beni, tregon vetem paaftesi, eshte sikur jashte te rrafin te gjithe, edhe ti per kunderpergjigje me tregu forcen rref gruan

  2. Burreria konsiderohet vlere edhe e futbollit keshtu qe parulla nuk eshte shume jashte kontekstit. Qe te jemi te sinqerte futbolli ne pergjithesi eshte nje sport barbon dhe banal, por duke qene se merr vemendje te madhe nuk eshte ndonje mekat ta shfrytezosh per mesazhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *