• |
ide | kryesore

“Është ëndërr e kthyer në realitet”: Çekiçi merr ftesën që e priste prej vitesh

-Instant, Sport



“Kisha vite që e prisja. Është ëndërr e kthyer realitet. Tani që u plotësua ëndërra, duhet të kem ëndërra të tjera”. Me këto fjalë Endri Çekiçi ka treguar gjithë entuziazmin e tij për grumbullimin në Kombëtaren A, pas ftesës së marrë nga Edy Reja. Natyrisht lojtari në këtë rast ka qenë edhe me fat, sepse ka qenë në listën e pritjes, por tashmë është nën urdhërat e teknikut që në takimin e parë e ka bërë të ndihet mirë. “Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhet ta tregoj pse jam këtu – tha pogradecari -. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë. Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment. Po vija pas një sezoni të mirë, e nisa mirë sërish, isha i bindur që në një moment do të vinte ftesa”.

Kishte të paktën dy vjet që sulmuesi priste një sinjal nga italiani i pankinës, pas provave pozitive në Kroaci, por edhe pas kalimit tek
Lubjana: “Që kur fillova të luaja atje, drejtuesit më dhanë mbështetje maksimale, normalisht ndihesh më i lirshëm. Besoj ka treguar potencialin. Gjithçka ka të bëjë me psikologjinë” vlerësoi Cekici.

Tashmë nuk është se është e thjeshtë për të të gjejë hapësira në një skuadër ku lojtarët ofensivë nuk mungojnë. Pa llogaritur qendrën e sulmit me Sadikun, Cikalleshin, Brojën, Manaj e Balajn, në krahë pogradecari duhet tia dalë me Uzunin, Roshin e Kamberin: “Që në momentin kur jam pjesë e ekipit, mendoj të jap maksimumin në çdo ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *