• |
ide | kryesore

Albin Kurti për marrëveshjen: Askund nuk duket njohja reciproke Kosovë-Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Albin Kurti tha se marrëveshja e nënshkruar dje në Uashington është e dëmshme për Kosovën, përkundër Serbisë.

Ai tha se marrëveshja nuk solli as njohjen reciproke nga Serbia siç u premtua dhe nuk u përmendën shumë çështje që janë në interes të Kosovës

“Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk janë mbrojtur e madje as adresuar problemet e tyre. Serbia kërkoi dalje në det, e mori, kërkoi financa i mori, kërkoi devijimin e hekurudhës Merdarja e mori, kërkoi minishengen e mori, kërkoi të hiqej pika ku mes tjerash nënkuptohej njohja e hoqi. Pra, askund s’ka njohje reciproke të premtuar.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në praninë e Presidentit Trump, kryeministri i paligjshëm i Kosovës dhe presidenti autokrat i Serbisë, secili, nënshkruan nga një marrëveshje me vetveten.
Nuk ka asnjë pikë që lidhet me marrëdhëniet me Serbinë në këto letra të nënshkruara që mund të cilësohet arritje nga delegacioni nga Kosova. Moratoriumi për çështjen e anëtarësimeve dhe vënia në diskutim e shfrytëzimit të Ujmanit janë dështim enorm i këtyre.
Të gjithë në rajonin tonë janë të vetëdijshëm që minishengeni ndihmon hegjemoninë e Serbisë në këtë pjesë të Evropës.

Krimet e dëmet gjatë luftës, borxhi që na e ka Serbia, u shpërfill a harrua nga delegacioni i Kosovës.
Koncensionet në planin e Ahtisaarit për manastiret dhe kishat nuk kishin pse rëndoheshin edhe më shumë në Washington DC, thua se nuk ka marrë boll Serbia.

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk janë mbrojtur e madje as adresuar problemet e tyre.
Serbia kërkoi dalje në det, e mori, kërkoi financa i mori, kërkoi devijimin e hekurudhës kah Merdarja e mori, kërkoi minishengen e mori, kërkoi të hiqej pika ku mes tjerash nënkuptohej njohja e hoqi. Pra, askund s’ka njohje reciproke të premtuar. Përkundrazi, Grenell e pranoi se ka pranuar ta heq atë.
Çfarë i solli Kosovës në raport me Serbinë ky delegacion? Dëm, turp e rrezik.
Ish presidenti amerikan Carter dikur ka thënë se asnjë marrëveshje nuk mund të jetë afatgjatë nëse nuk fitojnë të dy palët. Por, në rrafshin ndërkombëtar mes Serbisë e Kosovës, Serbia po fiton gjithçka që synoi, ndërsa Kosova asgjë.

Në rrafshin ekonomik sërish Serbia fiton më shumë, duke ju pranuar pozita e hegjemonit në rajon, kalim e tregti të lirë në Kosovë, dalje në det etj.

Izraeli duhet falënderuar, por njohjen.



16 Comments

  1. Kurti ka të drejtë.Serbia mori gjithshka i duhej,kurse Dulla vetëm karamele ‘Zana’ për të gënjyer shqiptarët.

  2. GABIM STRATEGJIK I KOSOVAREVE.
    PO TE PRANONIN QE NE FILLIM SHENGENIN BALLKANIK , NUK DO TI LIHEJ HAPSIRE AMERIKES PER TE BERE KETE MARRVESHJE TE TILLE. HAPSIRA DO TE ISHTE SHUME E VOGEL TE LUHEJ NE PLANIN EKONOMIK .
    DHE AJO QE ESHTE ME E RENDESISHMJA ESHTE QE OPSJONIN E DALJES SE SERBISE NE NJE PORT NE SHQIPERI DO TA KONTROLLONIN SHQIPTARET SI NE KOSOVE ASHUT DHE NE SHQIPERI DHE NUK DO TI LIHEJ VEND PER SHANTAZH DHE KERCENIM NGA AMERIKA .
    MUA NUK ME DUKET NDONJEFARE MARRVESHJE SE NE TE GJITHA PIKAT PALA KOSOVARE MUND TE KRIJOJE MEKANIZMAT E VET ( FISKAL DHE JURIDIK) PER TA ZVOGELUAR EFEKTIN E SERBISE NE KETO PLANE EKONOMIKE.
    E VETMJA GJE QE BERI KY TAKIM ISHTE QE I DETYROI KOSOVARET TE MARRIN PJESE NE SHENGENIN BALLKANIK ( ME ZORR) .
    TE SHOHIM , HYSENI THA SE BRENDA VITIT DO TE KETE LEVIZJE NGA BEOGRADI NE POZITA E TYRE PER TE MOS NJOHUR KOSOVEN . POR NJE VIT KALON SHPEJT DHE UNE NUK MENDOJ KURRE SE BEOGRADI DO PRANOJ NJE GJE TE TILLE.

    PER MUA KJO MARRVESHJE ESHTE THJESHT MBAJTJA E PREMTIMIT TE AMERIKES DHE BE QE JU DHA SERBEVE MBASI ATA E HUMBEN KOSOVEN SE SERBET DO TE KISHIN PATJETER NJE DALJE NE ADRIATIK.

  3. Pertej Albinit qe doli i diskredituar me teorine e tij qe Grenell mbeshtetet shkembimin e territoreve, shtrohet pyetja se cilen nga ato pika te marreveshjes e kerkoi Kosova. Ne cdo marreveshje apo kompromis ka ca pika qe kerkohen me shume nga njera pale dhe ca te tjera nga tjetra. Cilat jane pikat e Kosoves ne kete marreveshje? Meqe eshte marreveshje ekonomike edhe ti duhet te kesh ndonje interes ekonomik dreqi ta haje. Dora e Serbise duket qarte tek dalja ne adriatik p.sh., qe eshte komplet e arsyeshme ta synoje, po Kosova? Nuk thua dot qe ia bene me hile amerikanet sepse keta vete nuk kane shprehur asnje objektiv ekonomik, zero. Ajo me te vertete ngjan si leter bakalli me gjera qe nuk ka asnje arsye te besosh qe do realizohen por prap me mire t’i kesh ca interesa te shkruara sesa jo. Plani ekonomik i Kosoves duhet te ishte i koordinuar me Shqiperine per te qene imponues por si gjithmone ne i fusim shkopinj nen rrota njeri-tjetrit dhe pastaj qahemi se Shengeni ballkanik do na demtoje. Po normal qe do te demtoje sepse nuk ke tru te koordinosh tregun e shqiptareve qe eshte potencialisht po aq i madh sa ai Serb dhe qahesh qe do ta fusi Serbia. I lumt k… po ta futi. Sot konkurrohet me ekonomi dhe jo me legjenda. Kur do ta kuptojme?

    1. Ne harxhojme shume kohe duke luftuar njeri tjetrin , duke etiketuar kundershataret ne tradhetare dhe atdhetare . Kjo e ka bere atmosferen politike dhe shoqerore shume acide , shume gerryese. Rrjetet sociale kane luajtur nje rol shume regresiv ne kete pike.
      Nuk do te doja te thosha per shume persona si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi duhet ti kerkojne falje Rames per tere ate llum qe hodhen kundra tij. Tani po lepijne cfare beshtyne .
      Sfidat fitohen duke u perballur me to dhe jo duke i refuzuar me to. Keshtu dhe shengeni ballkanik eshte nje sfide per ne dhe natyrisht duhet te perballemi me te.
      Nuk mund ta fitosh kurre nje beteje duke thene se kundershtari eshte me i forte se ne ( dhe aktualisht eshte ) , por duke focuar vehten deri sa te arrish dhe ti nivelin e tij.

      1. Ti I PAEMRI dashke e edhe ti kerkojne falje Rames e? Po ske turp more. Kaq faqezi je? Minishengenin Kosova e ka peshqesh nga Rama, se po te mos donte Rama, sdo donte as Maqedonia, e do vdiste kjo ide. Por Rama jo vetem qe nuk u terhoq por edhe loboi te amerikanet per te detyruar Kosoven qe te pranoje Minishengenin, sic edhe ndodhi, Dhe ti pritke kerkimfalje per Ramen. Po te varej nga Rama dje Kosoves i ikte edhe veriu, por te pakten ajo gje nuk u arrit.Turp te kesh ti dhe Rama yt.

    2. O Neri te paske mbet merak Minishengeni, Ja pra ,i duruari i fituari, Minishengeni po vjen. Por nje pyetje qe me shqetson kam, dhe po ta bej ne aspektin personal. MEqe Minishengeni pervec 1000 te keqijave, do i rrisi dhe martesat serbo -shqiptare, si do ndihesh ti, sikur neser vajza jote te martohet me nje serb? E di qe je shume mendjehapur dhe kozmopolitan, dhe ne te tjeret te dukemi provincial, te mbyllur me njeri tjetetrin ne vend qe te hapemi em sllavet,por aq larg sbesoj e do pranoje te shkoje sa ti gezohesh nje lajmi te tille?..E pra, kjo do jete nje nga pasojat e Minsihengenit…Nuk di per cshkopinj qe i fusim njeri tjetrit flet. Vetem Rama arriti te na percaje , dhe te kemi dy politika te jashtme, njera qe sdonte Minishengen dhe tjetra qe lobonte per Minishengen. Apo dallaveret me thacin dhe Vucicin per ndajr ete Kosoves. .Tjeter problem ska mes shqiptaresh

      1. Ne nga te dyja anet e kufirit vazhdojme i vendosim taksa njeri-tjetrit dhe perpiqemi te perfitojme nga njeri-tjetri. Nuk mendojme asnjehere sesi mund te fuqizojme njeri-tjetrin. Minishengeni sipas asaj marreveshjeje per mendimin tim nuk do ndodhe nese nuk i intereson Kosoves per nje arsye shume te thjeshte. Sepse ne ate marreveshje nuk ka asnje pike qe i intereson Kosoves dhe me te cilen Serbia mund ta shantazhoje. Per me teper nuk ka format minishengeni, afate dhe asgje. Praktikisht ti mund te kapesh me cdo aspekt dhe te ikesh nga tavolina. Ajo marreveshje ne teresi nuk duket se ka asnje pasoje reale. Palet nuk e detyrojne dot njera-tjetren per ta zbatuar, ndersa Amerika duket se mbaroi pune mbreme pasi mori cdo gje qe i duhej. Kjo, pertej atyre gjerave me Izraelin qe nuk na hyjne shume ne pune, ne thelb ishte nje dhurate apo qoke per Presidentin Trump. Te gjithe e kuptojme arsyen pse Kosova e beri kete qoke, e cuditshme eshte se pse e beri Serbia. Ishte nje akt i qarte hipokrizie. Por minishengeni ne Ballkan apo Europe nje dite do ndodhi dhe shqiptaret duhet te pergatiten bashke ndryshe jane te humbur.
        Nuk ka asgje kozmopolitane ne ate qe kam shkruar, por ama nuk eshte zgjidhje e qendrueshme patriotike thjesht te refuzosh te blesh nga ai qe shet me lire e me mire. Duhet te permiresosh avantazhet e tua kombetare gje qe ne nuk e bejme.

  4. Qe ishte nje show alla-Trump, kjo u mor vesh! Ta bente muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu! Dhe po ta shikonit, Trump as qe e kishte idene se per cfare po flitej! VK. Me mire mut, se sa i vogel!

  5. Si na i fusin gjithmon ne keshtu!!!! po ne jemi dhe iliro pellazg mor aman. Kur do duam veten para amerikes ne dhe interesat tona para te te tjereve dhe te mendojm me trut tona nuk e di. ndoshta asnje here…dhe do vazhdojm te degjojm perrallat me ndikime turke kineze ruse greke dhe skenderbenjsh nga brezi ne brez prej dekadash.

  6. Tre pyetje kam: Si do dali ne det Serbia? Rama i ka premtuar apo eshte urdheruar qe nje nga portet e Shqiperise tja japin Serbise? Po me termin qe perdori Presidenti i amerikes Tramp per Kosoven ku e cilesoi vend islamik ç’medim ka Rama?Kosova eshte kthyer ne zone e lire ekonomike per Serbine?

  7. O Astrit.. nuk do ti jepet porti Serbise.. por duke u ndertuar hekurudha Nish – Prishtin – Durres , atehere serbet mund te sjellin mallrat e tyre me anije deri ne Durres ( paguajen taksat portuale dhe taksat e transported ne hekurudhat e shqiptare dhe kosovare) dhe me ane te hekurudhes i con ne serbi. Pra thjesht Serbet po diversifikojne mundesite e furnizimit te tyre me mallra .
    Ndersa persa i perket citimit te Trumpit per kosoven si shtet islamik , ai e tha kete gje ne frazen e tij mbi njohjen e kosoves nga Izraeli. ( marketing politik dy leksh per thene qe ja izraeli nuk ka asgje kundra myslimaneve) .
    Ndersa persa i perket asaj qe thua se kosova do te kthehet ne zone te lire te Serbise , je nje cike i pa informuar.
    Nje parimet e shengenit ballkanik eshte qe cdo shtet te pranoje ato pika dhe aspekte qe i leverdisin atij.
    NUK ESHTE E DETYRUSHME PER ASNJERIN DHE TI MUND TE MARRESH PJESE PJESERISHT NE TE.

  8. po mo po patjeter si thu ti. meqe ra fjala te fala osmanit sorres ahmetit&co….dhe shtrengo masken mire si te meson partia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *