• |
ide | kryesore

Mijëra emigrantë mbeten rrugëve pas djegies së kampit të Morisë

Planet



Pas djegies së kampit Moria në ishullin e Lebsos, mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar duke fjetur rrugëve apo në fushat pranë kampit.

Kampi Moria ka pritur më shumë se 12 000 migrantë, katër herë më shumë se kapaciteti i deklaruar.

Qeveria greke është shprehur se ka siguruar mijëra çadra për strehim të përkohshëm për migrantët.

Planet e qeverisë kanë hasur rezistencën e autoriteteve lokale dhe banorëve të cilët kanë frikë se strehëzat e përkohshme do të shndërrohen në një kamp tjetër të përhershëm migrantësh.

“Moria është një monstruozitet,” tha për Reuters Dimitris Koursoubas, një zyrtar i lartë përgjegjës për migracionin në ishujt veriore të Egjeut. “Ne duam që të gjithë migrantët të largohen, për arsye kombëtare. Moria ka mbaruar. ”

Shumica e emigrantëve janë nga Afganistani dhe Siria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *