• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori Adem Mikullovci

-Instant, Paparazzi, Slider



Sot Kosova është zgjuar me një lajm të trishtë pasi pak pas mesnate është ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook bashkëshortja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë!

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci bën pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci luajti 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta”, “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj.

Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

Krijimtaria – Filmografia

Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Era dhe Lisi (1979)-aktrim
Sulmi i kuq (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
Vakti e han kashten I (2009)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim

Produksione TV

Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982)(humor)
Gëzuar viti i ri (1976)
Burleska(komedi).
Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim.

Videoproduksioni

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e shehërli
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Tëgjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqet buzqeshje
Të gjithë me ne, (2000)

Kariera politike
Në vitin 2017, zgjedhjet e 11 qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *