• |
ide | kryesore

Sanitarja e shkollës me COVID-19, vetëkarantinohen 10 mësues në Kolonjë

Lajme, Të fundit


10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në banesat e tyre pasi pastruesja e shkollës ka rezultuar pozitive me COVID-19. Mësuesit kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës dhe dyshohet të jenë të prekur dhe janë në pritje të rezultatit të tamponit. Disa prej tyre kanë shfaqur simptoma.

Pak klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë duke e zhvilluar me orar të reduktuar. Mësuesit janë pjesë të një shkolle, me një staf pedagogjik prej 39 mësues dhe aktualisht 10 mësuesit ende nuk janë zëvendësuar, duke bërë që nxënësit të zhvillojnë mësim të reduktuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *