• |
ide | kryesore

Fermerët në fshatin Borovë të Kolonjës denoncojnë: Bashkia po na i hedh bagëtitë në rrugë në vend që të na ndihmojë

Lajme, Të fundit



Një denoncim për një aksion të IKMT-së ka ardhur nga Kolonja. Forca të shumta policie, inspektori për zonën dhe një fadromë e IKMT-së janë paraqitur në fshatin Borovë, ku duan të prishin disa stalla bagëtish të cilat janë ndërtuar poshtë një ure në atë zonë nga fermerët.

Këta të fundit shprehen se policët dhe punonjësit e bashkisë janë paraqitur për të kryer aksionin pa asnjë shkresë me vete.

“Po pse për kto delet keni ardhur 5 mijë polic ktu. Nuk iu vjen zor që keni ardhur 5 mijë police sikur kemi bërë ndonjë vrasje ne këtu. Ku e ke shkresë o zotëri. Vini këtu policë e punonjës të bashkisë e nuk keni një shkresë me vete.”, thotë një nag ato.

Blegtorët shprehen se janë të vetmit të mbetur në zonë dhe se bashkia e Kolonjës në vend që t’i ndihmojë, po i hedh në rrugë. Ata thonë gjithashtu se në mes të dimrit nuk kanë ku t’i çojnë bagëtitë.

“Ne jemi nje biznes prej shume vitesh ne treg qe rritim edhe mbajme gjithcka bio edhe ndihemi te cënuar nga Bashkia Kolonjë duke na hedhur ne rruge edhe jo duke na ndihmuar si fermer edhe si biznes familjar,” shkruhet krah videos së postuar nga një nga blegtorët e prekur.



4 Comments

  1. e votuat ramen ? hajini mutin tani bagetive dhe rames bashke

    shkoni gjeni patronazhistin e fshatit dhe bejeni shembull, ose mos na cani karin me hallin tuj se vete e keni fajin

  2. Besoj keni votuar drogaxhiun ! Prandaj tani nuk jan të nevojshme bagëtit dhe qumështi i tyre , tani kemi qumshtin pluhur sërb ! Ja ky ësht ballkani i hapur ! Policia e tualetit vigjëlon pikërisht këto bagëtit tuaja , nga kjo na vjen e keqja ! Duhet të ikni , bile pse nuk keni ikur ! Hëë ku syt këmbët !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *