• |
ide | kryesore

Pandemia Covid-19/ Mbi 30 milionë persona të prekur në gjthë botën

Lajme, Planet



Numri i të prekurve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën e 30 milionë njerëzve në të gjithë botën. Bazuar në të dhënat e faqes “Worldometer”, që merret me përpilimin e të dhënave në lidhje me pandeminë, bota po përballet me një luftë aktive ndaj Covid-19. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej, ndjekur më pas nga India dhe Brazili. Në 5 shtetet më të prekura nga virusi përfshihet Rusia dhe Peruja.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, SarsCov2 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 945.092 njerëz. Sakaq, 21.804.030 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa vazhdojnë trajtimin 7.287.746 raste aktive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *