• |
ide | kryesore

Koloneli në Dubai rrëfen si u kap trafikanti i kokainës Eldi Dizdari

-Instant, Lajme, Të fundit

Denis Matoshi ose Eldi Dizdari u arrestua dy ditë më parë në Dubai në kuadër të operacionit “Los Blancos”, që goditi kartelin shqiptar më të madh të kokainës që është zbuluar deri tani. Lidhur me këtë arrestim të Dizdarit, koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait ka treguar se pas informacioneve nga Italia, shqiptari po mbahej në monitorim për cdo lëvizje që bënte.


“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin”, tha koloneli Al Qamzi, ndërsa shtoi: “Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare”.


Koloneli shpjegoi se Eldi Dizdari do t’i dorëzohet autoriteteve italiane të Interpolit.

Shefi i policisë së Dubait gjithashtu vlerësoi përpjekjet e bëra nga departamenti i përgjithshëm i ekipit të hetimeve, i cili lokalizoi, gjurmoi dhe ndaloi të dyshuarin.

“Një ekipi oficerësh elitë iu caktua detyra menjëherë pasi shkëmbyen informacionin e nevojshëm me autoritetet italiane dhe Interpol” tha gjeneral majori Al Mansouri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu