• |
ide | kryesore

Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një granatë është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet pranë murit të një banese në rrugën “Dritan Hoxha” pranë Spitalit Ushtarak.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar. Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem,” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Burime nga policia thanë se dyshohet që granata i përket vitit 1997, por do të jetë ekspertiza balistike që do të zbardhë rrethanat. Nuk bëhet i ditur identiteti i ish-komandatit, pranë banesës të së cilit u gjet granata. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *