• |
ide | kryesore

Trump: Kina është përgjegjëse për virusin, ajo shkaktoi fatkeqësinë në botë

Lajme, Planet



“Ne duhet ta bëjmë Kinën përgjegjës, ky shtet ka përhapur fatkeqësinë Covid në botë”, është deklarata akuzuese e presidentit amerikan, Donald Trump në OKB teksa fliste për virusin Covid-19. Fjalimi i regjistruar për t’u trasmetuar në Asamblenë e OKB-së, zgjati shumë më pak se 15 minuta dhe ishte pothuajse plotësisht i përqendruar në sulmin ndaj Kinës.

“Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë vaksinën, do të mposhtin virusin dhe do t’i japin fund pandemisë. Ne do të hyjmë në një epokë prosperiteti, paqeje dhe bashkëpunimi të paparë”, përfundoi Trump.

E menjëhershme ka qënë përgjigja e Pekinit zyrtar përmes një video të regjistruar paraprakisht nga presidenti kinez Xi Jinping.

“Pandemia duhet të përballet së bashku, duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar ose stigmatizuar pandeminë duhet të hidhet poshtë”, ka theksuar Xi Jinping.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *