• |
ide | kryesore

Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Planet



Një tjetër shpërthim tronditi sot Libanin jugor. Disa burime thanë se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një ‘gabim teknik’ dhe si pasojë kishte një numër të lënduarish, megjithëse zyrtarët e Hezbollahut (parti politike dhe grup militant me seli në Liban) nuk kanë konfirmuar të ketë pasur viktima. Një burim ushtarak tha se informacioni paraprak tregoi se shpërthimi ndodhi në një qendër të Hezbollahut që përmban municione në periferi të fshatit Ain Qana, i ndodhur rreth 50 km në jug të Bejrutit. Ky shpërthim vjen shtatë javë pas shpërthimit masiv në portin e Bejrut.

 Ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi dëme të kufizuara materiale.

Qeveria dha dorëheqjen pas shpërthimit të parë që vrau gati 200 njerëz, plagosi 6.500 të tjerë dhe shkatërroi pjesë të mëdha të portit të qytetit. Shpërthimi e ka zhytur vendin në krizën më të rëndë që nga fundi i luftës civile 1975-1990. Autoritetet libaneze kanë hedhur poshtë thirrjet për një hetim të huaj mbi shpërthimin, duke favorizuar një hetim lokal që deri më tani ka çuar në arrestimin e 25 personave.

Përpjekjet për të formuar një qeveri të re kanë rezultuar të pafrytshme deri më tani.

Përpjekjet për të formuar një qeveri të re kanë rezultuar të pafrytshme deri më tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *