• |
ide | kryesore

Dëme nga tërmeti/ Denoncimi: Erdhi dimri dhe s’kam ku rri me kalamajtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shumë familje në Njësinë numër 4 në Tiranë, të dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, janë lënë në harresë nga shteti. Valbona Rama, banore në këtë njësi, me shpresën e humbur, thotë se ende nuk e di se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj. Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo thotë se pas disa kërkesave në Bashkinë e Tiranës, ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshme shtëpinë e saj, por që deri më tani nuk ka shkuar njeri për t’i thënë se çfarë do bëhet më tej. Ajo gjithashtu shprehet se në shtëpi po qëndrojnë me frikë duke qene ?se nuk kanë ku të shkojnë, pasi shteti nuk u ka dhënë as bonus qeraje.

Valbona Rama: Jam Valbona Rama. Jam ankuar për shtëpi te Bashkia, kanë ardhur nja dy-tre herë ato edhe e kanë parë, kanë thënë që do ta rregullojmë, më thanë që do të japim dhe bonus, nuk më kanë dhënë as ndihma, asnjë gjë s’po bëhet.


Ina Zhupa: Ju kanë ardhur ekspertë?


Valbona Rama: Kanë ardhur, ata të Bashkisë kanë ardhur.

Ina Zhupa: Kur erdhën, çfarë ju thanë? është e banueshmë

Valbona Rama: është e pabanueshme tha shtëpia, nuk banohet këtu tha, do t’ju ndihmojmë edhe juve tha dhe asnjë gjë s’po na japin. Të paktën të vijnë ta rregullojnë vetë. Nuk dua as lekë, asnjë gjë se këtu nuk jetohet. Po të kisha unë para, unë e rregulloja vetë, nuk prisja ata të vinin, po unë kam hall se do fillojnë shirat tashi, se erdhi dimri edhe do pikojë gjithë shtëpia edhe ku do rri me gjithë kalamajtë, nuk e di.

Ina Zhupa: Ju jetoni këtu?

Valbona Rama: Këtu, ja te kjo shtëpia e kalbur që është nga tërmeti. Kam një vit. Që në shtator është bërë kjo punë. Dokumentat i kam. I kanë bërë me fotografi e me të gjitha dhe kur vjen puna asnjë gjë s’po bëjnë. Unë dua që nga Bashkia, qeveria të më vijë të më rregullojë shtëpinë. Asnjë gjë tjetër nuk dua, se po jetoj si mos më keq!

1 Comment

  1. YMER GELBAZA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN,ZAHO OSE ESHTE I BATON HAXHIUT OSE I KUJTIM GJUZIT thotë:

    NDERSA EDI RAMA JUA VJEDHE LEKET KETYRE TE MJEREVE DHE JUA JAP ZAGARAVE TE TREDHUR PREJ TIJ ,CARLO BOLES BOLINO,KOL SALLAKUT,YMER GELBAZA KELLIRA ,SKENDER KURVA MINXHOZIT DHE BATON HAXHIUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu