• |
ide | kryesore

Historia e trishtë/ Lefteri, burri i dytë që Floreshës ia vret Policia. Ç’kishte ndodhur vite më parë në jetën e saj (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Floresha Zhidru, 56-vjeçarja bashkëshorte e Lefter Zhidru, i cili mbeti i vrarë nga forcat RENEA të enjten e 24 shtatorit, pas rezistencës së gjatë dhe mos bindjes për t’u dorëzuar, mbeti e ve sërish, pasi i moshuari është burri i dytë që asaj i vritet nga Policia.

Panorama mëson se fati i trishtë duket se e ka ndjekur Floreshën nga Peqini, e cila ishte martuar me shkuesi me Lefterin, pasi bashkëshorti i parë u ekzekutua nga policia në kufi, kur tentonte të kalonte në Greqi me këmbë.


Me bashkëshortin e parë, ajo ka një djalë 24 vjeçar, të cilin nuk e pa më pas asaj dite të trishtë, pasi ai është në kujdestarinë e prindërve të ish burrit të ndjerë.

Floresha u kthye në Peqin asokohe dhe familja e martoi me Lefterin.

Bashkë ata ikën në Sarandë, nga ku kishte vendin e lindjes i moshuari, e pasi lindën vajzën, që sot është 14-vjeçe, u kthyen sërish në Elbasan, e jetonin në një shtëpi me qira në katin e dytë të një pallati në lagjen “11 Nëntori”.

Sot ajo do rrisë e vetme vajzën e mitur, pas fatkeqësisë së radhës që pllakosi familjen e saj./ Panorama

4 Comments

  1. Fatkeqe.Një ja vranë në kufi.Dhe kush të vriste në kufi?S’ka nevojë për shpjegim.Dhe tjerin ja vrasin kur në pushtet janë?S’ka nevojë për shpjegim prapë.Prandaj është fatkeqe.

  2. Dramat e vajzave e grave shqiptare!
    Dje nga komunistet, sot nga skamja qe shkaktojne nipat e tyre ne pushtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu