• |
ide | kryesore

Kulisat e Jeruzalemit/ Rama i thotë “JO” kërkesës që i bëri presidenti Trump

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka marrë guximin ta rrefuzojë presidentin e SHBA, Donald Trump lidhur me kërkesën që ai i bëri që edhe Shqipëria ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem duke ndërhyrë në një nga konfliktet më të mëdha të lindjes së mesme, mes hebrenjve dhe arabëve. në një letër që sot u bë publike shefi i shtëpisë së bardhë i shkruante kryeministrit shqiptar: “Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”.

Të njëjtën lëvizje Trump i imponoi në fillim të shtatorit Serbisë dhe Kosovës të cilat u angazhuan ta përfshijnë pa lidhje në marrëveshjen e tyre të paqes, njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të pakontestuar të Izraelit.

Këtij veprimi të njëanshëm të administratës Trump të njohur si “Jerusalem Embassy Act” i janë përgjigjur shumë pak shtete në botë të cilat bëjnë pjesë në qerthullin e satelitëve qesharakë të Uashingtonit, si psh Guatemala. Ajo është një thyerje e qëndrimeve që kanë mbajtur presidentët Bush, Klinton e Obama dhe asaj që ka vendosur Bashkimi Europian prandaj dhe është konsideruar si një hap unilateral që e komplikon gjetjen e një zgjidhjeje mes palestinezëve dhe izraelitëve, që Jeruzalemin e kanë një prej mollëve të tyre të sherrit.

lexo me tej:

Metamorfoza/ Si po mundohet Rama të lajë gafat e dikurshme me Trump

Administrata amerikane ia kishte bërë të njëjtën kërkesë Tiranës zyrtare edhe gjatë një votimi që u zhvillua për “Jerusalem Embassy Act”, në dhjetor të 2017, në OKB.

Por edhe atëherë qeveria socialiste votoi kundër kërkesës së SHBA dhe u rreshtua prkrah vendeve europiane. Ambasadorja amerikane e asaj kohe në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley deklaroi se qeveria e saj i kishte mbajtur shënim vendet që e kishin kundërshtuar atë.

Kjo ndezi një luftë të vërtetë politike në vend dhe opozitarët e akuzuan kryeministrit se po e prishte Shqipërinë me SHBA për ti mbajtur llafin mikut të tij autokrat Erdoganit, që pati bërë një fushatë të ethshme kundër kësaj zgjedhje në dëm të palestinezve. 

Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

Por, këtë herë situata është pak më e ndërlikuar sepse Edi Ramës ‘ky nder” i është kërkuar në mënyrë nominale nga Trump, i cili zgjidhjen e konfliktit në lindjen e mesme po e përdor në mënyrë të ethshme në fushatën elektorale të zgjedhjeve të  3 nëntorit.

Por kryeministri Shqiptar ka vendosur ti përmbahet votimit që Shqipëria bëri tre vite më parë në OKB.

pyetur sot në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës ai tha se Shqipëria është krejtësisht në linjën e BE-së: “Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrej pas luftës se para. Është vendi ku hebrejtë kanë gjetur strehë. Është vendi ku shqiptar janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi”, tha Rama duke iu përgjigjur negativisht letrës së Trump.

Pavarësisht nga pasojat që mund të ketë ky kundërshtim, Rama i ka ndejtur besnik aleancës me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, fjalës që i ka dhënë mikut të tij Erdogan dhe traditës të qëndrimeve që ka mbajtur shteti shqiptar. 

“Kam qene pothuajse gjithmone kundra politikes se jashtme e te brendshme, te ndjekur nga Kryeministri Edi Rama…, por kjo nuk me pengon sot, kur nje ftese delikate te Presidentit Trump (qe me thene te drejten shume aventuriere mund te ishin tunduar per t’i thene dhe PO) qe edhe Tirana te hape Ambasaden ne Jeruzalem iu pergjigj: “Shqiperia eshte vendi qe ka jo vetem nje lidhje te vjeter historike me Izraelin, por Shqiperia ne politiken e jashtme ne kete aspekt eshte komplet e linjezuar me Bashkimin Europian, pranadaj sot jam 100% me Ramen”, e ka komentuar këtë akt Andi Bejtja.
Tani duhet pritur nëse Trump do ta mbajë shënim refuzimin e drejtëpërdrejtë për të, sikurse kërcënoi dikur ambasadorja e tij në Kombet a Bashkuara, apo “JO” Ramës do të ketë të njëjtën vlerë në Uashington sa edhe deklaratat se Donald Trump është turpi i njerzimit dhe një fatkeqësi për botën”.
©Lapsi.al

Letra e plotë e Trump për Ramën

I dashur Z. Kryeministër:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.

Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.

Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë.

Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.

 

 

 

 



12 Comments

  1. Zbardhen dokumentet e mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

    Ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni.

    1. nuk duhet shoqerohet vetem nje vendim por dhe si qartesi per ta kuptuar vlersuar bindur dhe pranuar te gjith,,ne si komb ilir mijra vjet kemit treguar vetem vlera botes,tani shekujt e fundit askush se pagoj trysnin e padrejtesive me shum se pasardhesit ilir kombi shqiptare,ja dim vleren padrejtesis ,prandaj i largohemi asaj ne lillje me kombet tjera,nje njohuri per te gjith padrejtesija qe kur u kriju bota dhe nuk zhduket deri ne qamet eshte sprov per lijtaret e vet per njerzit,zbulon bindjet tona veprat tona perfundimin ton ,ajo her ka qen me permasa te vogla her te mella por kurr nuk ka triumfuar sepse nuk eshte krijuar per te triumfuar,shqiptaret shprehen te bindur natyralitetin njerzor ku sejcili don te drejtat e veta lle urren padrejtesi ti behet,shqiptaret nuk behen gur shahu,per te hyr ne pazare kunder te drejtave te tjerve,mbasi jemi vet viktim pazaresh,shqiptaret e din se padrejtesija eshte krijuar si shah mat kunder lojtarve te vet,shqiptaret dhe gjith njerzit deshirojn te fitojn dhe jo humbin,nga bindja zgjollen rrugen e drejt pa gabime por dhe duke llen mesazhin bindes,per gjith,,permes shprehjes se natyralitetit njerzor te vertetes fetare shkencore praktike,,,eshte e thjesht te sillesh ndaj tjereve si deshiron te sillen tjeret ndaj teje,vetem e drejta haku garanton kete,shqiptaret,nuk urrej dhe nuk shajn asken as dhe armikun e tyre,shqiptaret i kan dashur dhe duan te gjith,njelloj,me hak,sepse vjen nga bindja dhe pergjegjsit qe ka njeriu perpara zotit mallerishem dhe njerezve,ne respektojm dinjitetin njerzor kete veper te persosur te krijuesit gjithesise,por kur dikush don humbjen ne mezin njerzor dhe kerkon te na terheq drejt humbjes,per ket cdo njeri shpreh natyralitetin e vet ,urren padrejtesin kerkon te drejten ,por kur eshte mes kombeve mban qendrim te drejt keshillon per mir qe te binden qe te ndalen nga e keqa,shqiptaret sja kan mbyllur dyert asnje kombi per bashkpunim ,ne menyre te ndersjellt,dhe as nuk do tija mbyllin shqiptaret kan qen kurdohere ndihmes dhe plotesues ne dobi te njerzimi ,por kurr ne dem te tije,shqiptaret shprehen natyralitetin njerzore ne menyre natyrale,pa interresa ,duke shprehur dhe orientuar ,vetem dobin ne dobin e gjitheve ,respekt per gjith ne kete rast shteti shqiptare lexoj shprehi dhe mbrojti natyralitetin njerzor lirit dhe te drejtat qe vet i malli zot per njerzimin i krijoj dhe i beri te njohura ne ullzimin e tije,respekt per te gjith ,uroj te duani veten dhe arrini ta doni praktikisht vetem kur te veproni ndaj tjetrit si ndaj vetes suaj, respekt per te gjith i lutem te mallit zot te zbresin meshiren dhe mirsit e tije ne mezin njerzor

  2. Mendoj qe Kryeministri Shqiptar mori nje vendim qe eshte e drejte dhe e dobishme per Shqiperine. Ne nuk jem popull “mysliman” siç na perkufizoi presidenti i SHBA por Europjan. Shqiperia se ka lluksin e takatin te behet pjese e lojrave gjeopolitike, boterore. Pozicjoni jone ne perputhje me vijen e politikes Europjane per kete çeshtje eshte e arsyeshme.

  3. Tampi ne deshperim po mundohet td kapeg pas fijes se kashtes per te mos u fundosur. Ne kete fundosje do te marre me vehte tere lakenjte e sahanlepirrsit qe i lepihen.

  4. Mes Ilir Rusmalit, ish zevendeskryeminister i PD qe nuk firmosi kontraten e Gerdecit, pasi ja kerkoi i biri i Berishes, dhe Ilirian Celibashit ish minister i Rames dhe kryetar KQZ i PS, por qe ka mbrojtur si avokat ne gjyq te akuzuarit per Gerdecin, PD zgjodhi Celibashin.

    Kjo tregon shume se cili eshte motivi qe ajo parti qendron ne kembe.

    ‘Gerdeci’ eshte ‘vije e kuqe’ per kedo qe e shkel”

  5. mir nuk i nxorem pun vetes te zhvendosim nje ambasad; disa nga komentatoret e tij po e pergezojn; ne vijen e BE…. e jashtezakonshme…per km…. ne lidhje me politiken e larget te Lindjes se mesme jemi ne vijen e BE se kur eshte per ne ketu brenda, per standartet e BE kunder vijes si zakonisht dalin e e mbrojn kopilet…

  6. Zoti Andi.
    Ne te gjithe fushatat presidenciale, republican apo demokrat e kane premtu kete levizje te ambasades Izraelite ne Jeruzalem.
    Po asnje president / pale nuk e ka mbajte ate premtim per veq Trump!

  7. Në 6 prill 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, firmosi një dokument sekret, duke garantuar shtetin turk, se shteti shqiptar do të respektonte të drejtat e Izet Haxhinës, nëse ekstradohej në Shqipëri. “…do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike…”, thuhet në dokument. Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte kundër interesave të Berishës, pasi një lëvizje e tillë, çonte në hapjen e dosjes së Azem Hajdarit, për vrasjen e të cilit Berisha ka ndryshuar disa alibi dhe nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në gjykatë. Sot Berisha është në telashe, pasi drejtësia do të vendosë në 9 tetor nëse do ta thërrasë apo jo si dëshmitar.

    Në vitin 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, u pozicionua kundra ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku të akuzuar kryesorë janë Sali Berisha dhe Shkëlzeni. Rusmali pozicionohet kundër Fatmir Mediu në mbledhjen e qeverisë 17 shkurtit 2007

  8. Pro Europian km ynë por asnjë detyrim për ato që kërkon europa nuk zbaton.Nëse do të ishte presidente Cliton një gjë të tillë do ta ptanonte me njëherë.

  9. Shyqyr qe nuk e le erdogani se do kishte ikur me avjonin me te pare ta lyente vete ndertesen e ambasades ne jeruzalem

  10. Një qytetar i shkruan: “Ti mos fol për rininë shqiptare fare. Se ti je delja e zezë për korropsjon në Shqiperi,

    Se ke kaq vite në politik si majtas e djathtas që i ke pirë gjakun shqiptarvet kaq vite. Je president ma i korroptuar në tër boten turp të kesh dhe na del e flet për Moral dhe korropsion, Ku i ke femijet e tuaj me studime në Shqipërinë e varfer apo në London e pasur ?”.

    Një tjetër i shkruan: “Po te ikni ju shkolle vjeter te gjithe nga politika sdo ket me shpopullim hapjuni rrugen rinise zoti meta duke filluar nga ty i pari jep shembullin ti te thyejn qafen edhe te tjerët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *