• |
ide | kryesore

Kosova nuk raporton jetë të humbura në 24 orë dhe shumë pak raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Kosovë nuk është raportuar për asnjë person të vdekur nga koronavirusi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 56 raste të reja me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *