• |
ide | kryesore

Ana Brnabiç sërish në krye të qeverisë serbe

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç bëri të ditur se ai dhe partia e tij SNS kanë vendosur që kryeministres aktuale të Serbisë Ana Brnabiç do t’i japë mandatin për krijimin e kabinetit të re qeveritar. Kryesia e SNS-së e ka pranuar këtë propozim njëzëri.

Pas takimit të partisë u tha se në qeverinë e Serbisë do të ketë figura të reja dhe drejtues të rinj të posteve ministrore dhe sipërmarrjeve publike. Thuhet se në këtë takim nuk është folur konkretisht për postet ministrore, me argumentimin, se për këtë çështje do të flitet javën që vjen, kur mandatarja Brnabiç të paraqesë propozimet e veta për kabinetin e ri qeveritar. Vuçiç ka propozuar që në qeverinë e re të ketë edhe dy ministri të reja – Ministria për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore dhe Dialog, si dhe Ministria për Familje, Fëmijë dhe Demografi. Vuçiç ka propozuar gjithashtu që gjysma e kabinetit qeveritar të përbëhet nga gratë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *