• |
ide | kryesore

Simptoma “Vip”/ Çfare rrezikojnë mjekët që po kurojnë presidentin Trump?

F1, Planet



Pas tri netësh trajtim në spital, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u kthye të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më pas,mjeku i tij tha se lideri 74-vjeçar gëzonte shëndet të plotë  dhe nuk shfaqte simptoma të virusit. Përkundrejt gjendjes së tij të shkëlqyer shëndetësore, mjeku personal i Trump nxorri një listë të gjatë me medikamentet që presidenti përdori:

  • Remdesivir
  • Melatoninë
  • Zink
  • Famotidinë
  • Aspirinë
  • Vitaminë D
  • Një koktej antitrupash monoklonal nga Regeneron
  • Deksametanozë

Kushdo që do ta shihte këtë regjim ilaçesh do të supozonte se po e konsumonte një person me një këmbë në varr. Ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse një njeri i zakonshëm do të ishte po aq i sëmurë sa presidenti i SHBA-së, nuk do t’i jepej në asnjë mënyrë ky trajtim. Dhe sipas tyre, kjo do të ishte më e mira këdo. Pse? Sepse presidenti Trump është viktima e asaj që njihet si simptoma “VIP”. Dhe ai nuk është i vetmi.

Presidenti Xhorxh Washington, u sëmur me një lloj bakteri epiglotiti, në 13 dhjetor 1799. Ai përjetoi një sëmundje vetëm 21-orëshe përpara së të ndërronte jetë në 14 dhjetor. Cili ishte shkaku? Pikërisht simptoma “Vip”. Ishte ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve, që kryen jo një, por katër proçedura, duke bërë që presidenti i atëhershëm të humbiste 40% të gjakut të tij e të dorëzohej në tavolinën e specialistëve më të mirë të Amerikës.

Asnjë mjek nuk i ka zili ekspertët që po kujdesen për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këto çaste. Askush nuk i di detajet e gjendjes së Trump, ndonëse ekspertët dyshojnë se ai mund të jetë një rast pa shumë simptoma dhe trajtimi duhet të ishte ai standarti i dhënë për të gjithë. Megjithatë ajo çfarë po merr presidenti është shumë larg standartit. Me siguri nëse do të kishte një pilulë magjike që shëronte Covid-19-ën, pa efekte anësore, edhe nëse do të kushtonte rreth 10 milion dollarë, presidenti do ta merrte.

Por padrejtësia e të pasurve nuk është ajo për të cilën kritikohet simptoma “Vip”. Ajo që e bën këtë këtë simptomë të rrezikshme, është neglizhenca e “Vip”-ave për të hetuar mbi ilaçet apo produktet që përdorin, thjesht për tu bërë më mirë. E gjithë kjo evidenton një paragjykim për fushën e shëndetësisë: është ajo nevoja për të bërë diçka që të ndihemi më mirë edhe kur të dhënat ende nuk e mbështesin mjekimin.  E tërë kjo vjen nga frika e një rezultati fatal.

Në këto kohë, doktorët e presidentit kanë mijëra pyetje në kokë. Po sikur presidenti të përkeqësohet? Po sikur presidenti të vdesë? Çdo mjek do të bënte çfarë të kishte në dorë për ta shpëtuar. Kjo shton rrezikun e një fataliteti ndaj trajtimit agresiv. Nëse presidenti ka një reagim të keq ndaj koktejit të antitrupave, mjekët që e trajtuan do të kryqëzohen, me të drejtë.

 

Autor: F. Perry Wilson

Profesor i Asociuar, Departamenti i Mjekësisë, Shkolla e Mjekësisë në Yale

Përgatiti: ©Lapsi.al



5 Comments

  1. Duke lexuar këtë shkrim të “profesorit të asocuar”, ajo që nuk mer vesh, është frika se çfarë do ti gjejë mjekët e gjorë që i kanë dhënë presidentit këto ilaçe të forta që mund “ta çojnë ate drejtë vdekjes” apo dëshira e fshehtë e këtij mjeku human që presidenti të vdesë.

  2. Keto jane budallalleqe. Rendesi ka qe te gjitha ato ilacet qe u perdoren per Trump jane te mundshme per te gjithe njerezit dhe fakt eshte qe bene efekt. Ky mjeku do bente me mire te merrej me faktin qe ekzistojne apo jo ilace te lira qe e mundin Covidin. Kjo eshte e vetmja gje qe ka rendesi. Beteja e Trump sic eshte logjike u fokusua me shume tek ilacet dhe vaksina, qe do te jene zgjidhja reale afatgjate e problemit, nderkohe qe tjeret vazhdojne flasin per karantina si te ishim ne mesjete. Karantina vlente ne fillim, por eshte absurde qe pas nje viti te thuash nuk kemi zgjidhje pervec karantines. Ti nuk ke punuar per zgjidhje tjeter, ose ndoshta nuk do zgjidhje tjeter.

  3. Boll perkthyet lajme nga CNN qe eshte bere me keq se Gazeta Tema e Mero Bazes. Eshte normale qe per njeriun numer 1 te botes mjeket do bejne te pamunduren dhe nuk eshte ceshtje VIP apo harron Bushati gjyshin e tij

  4. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

    Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike.

    Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese.

    Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.

    Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

  5. Ky artikull eshte qesharak edhe pse I marre nga nje mjek. Per fazen e semundjes se trump mjekimi eshte mese I pershtatshem, pa kaluar ne pneumoni, ndaj Andi mos botoni cdo gje qe gjeni vetem se sju pejqen trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *