• |
ide | kryesore

Sherri për kanabis, pamje nga vendi ku u gjetën trupat e pajetë të dy të rinjve (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 5 ditësh kërkime policia e Shkodrës dhe banorët e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe ka arritur të gjejnë dy trupat e dy të rinjve që dyshohet se u vranë për parcelat me kanabis.

Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Kastrat janë gjetur trupat e Klement Pepaj 21-vjeç dhe Vilson Çutaj 37-vjeç.

Në vendin ku janë gjetur 2 të rinj policia ka gjetur parcela me kanabis, por asnjë gjurmë të Daniel Pepajt, i cili është dhe i dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje.

25-vjeçari vijon të jetë i zhdukur dhe dyshohet se është larguar drejt malit të zi pas kryerjes së krimit, i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor.

Dyshimet janë se Çutaj dhe Pepaj janë ekzektuar dhe groposur nga 25 vjeçari Danjel Pepaj pas një konflikti për vjedhjen e një sasie droge. Prej të dielës policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë vijonin kërkimet në zonën malore të Malësisë së Madhe ku ishin zhdukur të rinjtë prej të shtunës 3 tetor 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *