• |
ide | kryesore

“I mori varrezat me radhë”, Rama sulmon Metën për dekoratat

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndaluar sulmet për presidentin Ilir Meta, në asamblenë e Partisë Socialiste. Duke e quajtur fars dhe turp gjithçka që po bën presidenti, Rama ka thumbuar kreun e shtetit për dhënien e dekoratave ndaj heronjve të popullit.

“Meta është presidenti i parë dhe i fundit i një republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte, nuk ka, nuk ekziston. Mbretërit, presidentët, nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye shumë të thjeshtë. Dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët, për të gjallë mes të gjallëve, ka medalje të posaçme për ata që vriten në krye të detyrës sot. Po! Vritet një ushtar në Afganistan, i jepet medalja të shoqes. Por që të dekorosh heronjtë e popullit, kjo tejkalon Boratin, kjo e bën të vetmin origjinal më të dobët se kopja. Vojo Kushi është heroi i popullit, Ilir Meta cfarë e bën mjeshtër të punës”, ka thënë kryeministri.



3 Comments

  1. Prandaj njerzit nuk besojn me askend.
    Te gjith politikanet bejn budalliqe vetem e vetem qe te duken. Nivel idiotesh te gjith nga I pari te I fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *