• |
ide | kryesore

Rama pyetet nëse do e bëjë Bushatin deputet: Ka kontributet e veta, por çështja e listave do trajtohet derisa të kemi skuadrën fituese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se tashmë PS ka hapur dyert për të gjithë ata që mendojnë se mund të kontribuojnë në PS si kandidat për deputetë.

Por i i pyetur nëse Ditmir Bushati do të jetë deputet apo do të jetë Komisioner për Mediat në OSBE, pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama nuk e ka sqaruar prerë, duke lënë të hapur mundësinë se ai mund të bëjë shumë mirë edhe diçka që nuk ka lidhje me këto.

Pyetje: Ditmir Bushatin do ta fusni në listat e 25 prillit si deputet, apo do ta bëni Komisioner për Mediat në OSBE.

Rama: Ditmir Bushati është një person që ka kontributet e veta që mund t’i bëjë shumë mirë të dyja këto, por mund të bëjë edhe ndonjë të tretë që nuk ka lidhje me këto, por çështja e listave do të trajtohet dhe në fund do të kemi një skuadër më të mirë dhe efikase, që do të fitojë 25 prillin. Do kemi një fitore që do të jetë më e madhe se ato të mëparshmet.

I pyetur nëse ish-kryebashikau i Durrësit, Vangjush Dako do vijojë të qëndrojë edhe në Kryesin e PS-së, Rama tha: “Ne kemi tre punë për të bërë ndër të tjera.

Kemi vazhdimin e punës në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë anëtarëve të PS, tre herë në një herë që e lëmë pak fleksibël sa të përfshihen të gjithë në nëntor dhe një herë në janar e në shkurt për të gjithë skuadrën e deputetëve në çdo qark.

Tani kemi vlerësimin për qeverinë, që nga unë ministër për ministër, nga anëtarësia e qeverisë socialiste dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri, apo emigracion që mendon se ka arsye që të jetë pjesë e skuadrës sonë, të jetë deputet apo deputete e PS.

Kryesia është gjëja e fundit që më shqetëson në këtë moment dhe shtrirja e mandatit të Kryesisë na lejon që të kemi fokus tek njerëzit dhe jo thjeshtë te vetja”.



3 Comments

  1. BEJE BATON’NOVICIN DEPUTET DHE LE TE BEHET DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES OR EDI RROTA thotë:

    DITMIR BUSHATI DUHET TE JETE PRESIDENT I KOSOVES DHE ALBIN KURTI KRYEMINISTER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *