• |
ide | kryesore

Voltana Ademi shfaqet në mbledhjen e Prefekturës tre javë pasi u prek nga COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Ende pa bërë 3 javë pas konfirmimit me COVID- 19, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, shfaqet në një takim të mbledhjes se komisionit të mbrojtjes civile në prefekturën e qarkut Shkodër.

Që nga momenti kur ka dalë pozitive në 22 shtator 2020 dhe deri më tani janë bërë 18 ditë, por Ademi tashmë ka lënë shtëpinë e saj dhe ka ardhur në takim. Zyrtarëve të tjerë të pranishëm Ademi i tha se duhet të më ketë kaluar virusi pavarësisht se nuk ka mbushur ende 3 javë.

Ademi ka qenë me maskë, por nga ana tjetër është kollitur disa herë duke treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është ende e mirë.
Sipas DSHP, izolimi duhet për dy javë, çka do të thotë se Ademi e ka kaluar kohën e vetëkarantimit, por ndërkohë nuk ka bërë tampon të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *