• |
ide | kryesore

“Askush nuk na ka thënë se çfarë do të bëhet me shtëpinë”, qytetarja nga Kurbini denoncon kushtet e këqija ku i duhet të jetojë pas tërmetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vështirësia ekonomike dhe dëmtimet nga tërmeti janë problem për shumë banorë në Kurbin. Një nga familjet që po e vuan harresën nga shteti,  edhe pse ka 9 muaj në çadër, është ajo e Etleva Veselit. Shtëpia e Veselit është klasifikuar si e pabanueshme dhe për t’u shembur, ata ende e kësaj dite nuk kanë marrë asnjë afat se kur mund të rindërtohet.

Kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimet kryesore të kësaj familjeje prej 8 personash. Qëndrimi në çadër për 9 muaj është kthyer në një sfidë që po i mposht dita ditës, pasi qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *