• |
ide | kryesore

60 minuta bisedë me Merkel/ Kryeministri Rama: Folëm për planin e investimeve në Ballkanin Perëndimor

Arkiva


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim për rreth një orë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka thënë se me kancelaren gjermane ka folur në lidhje me planin e madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.

Sipas kryeministrit, në këtë bashkëbisedim është folur edhe për progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE. Një temë tjetër e diskutuar ka qenë edhe kryesimi e OSBE-së nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit në dhjetor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *