• |
ide | kryesore

Integrimi në BE/ Rama: Nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare edhe pas presidencës franceze, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqërojnë në këtë vizitë. Nga SHBA, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë të burgosurin  e saj, duke iu referuar këtu Maqedonisë së Veriut.

“Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pa kuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdojë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë”, tha Rama.

Ndërkohë kujtojmë që dje ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski foli në lidhje me marrëdhënien dy palëshe me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mes Bullgarisë dhe RMV-së po zhvillohen bisedime intensive, duke theksuar që ky proces ka për synim rezultate të qëndrueshme. Raytchevski ndërkohë nënvizoi se sipas tij Shqipëria i ka kryer detyrat e saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *