• |
ide | kryesore

Ambasadori bullgar: Shqipëria i ka bërë detyrat, jemi në bisedime me Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski i është përgjigjur interesit të gazetarëve për disa çështje që lidhen me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Raytchrvksi u shpreh se ndaj Shqipërisë, Bullgaria është plotësisht mbështetëse pa kushte ndërsa në lidhje me Maqedoninë e Veriut tha se po zhvillohen bisedime intensive. Sipas ambasadorit, ky proces ka për synim rezultate të qëndrueshme nga të dyja palët me partnerët e BE.

“Kjo që mund te them është se si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit Europian, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intensive.

Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *