• |
ide | kryesore

Basha i kujton Ramës planin me 5 pika: Është bërë si ‘Robert çamçakëzi’, fryhet si gjel e kakaris si pulë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha në një konferencë për mediat e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me personazhin e një filmi të vjetër shqiptar “Horizonte të Hapura”, me emirin ‘Robert Çamçakëzi’.

Kreu i PD-së theksoi se Rama deri më tani, përveç pandemisë, është shkaktar i vuajtjeve të shqiptarëve.

“Fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID. Dy javë me radhë, unë, ekspertët dhe ju media, përmes gazetarëve që raportojnë, e keni bërë këtë plan të ditur dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita. Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevoje, pacientët, shqiptarët. Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’. Edi Rama është Robert Çamçakëzi. Ai pyetet; A e njihni planin e PD dhe çfarë po bëni për të ndihmuar njerëzit. Duhet t’i kujtojmë shqiptarëve që çdo dhimbje s’vjen vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak se Rama i ka katandisur. Rama fryhet si gjel e kakaris si pulë, tjetër gjë bën. Ai ska mbajtur asnjë premtim për t’i dhënë bonus mjekëve e infermierëve.”, tha Basha.



2 Comments

  1. Vallahi ate qe fryhet si gjel bukur e ke thon po qe kakaris si pule ja kot.
    Une ty te kom pa ene digju qe te hiken zoni ene kakaris si pule bile ene kur keno hymnin komtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *