• |
ide | kryesore

Covid-19/Rekord testimesh dhe infektimesh në 24 orët e fundit në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Shqiperi jane realizuar 1351 testime nga të cilat kanë rezultuar 203 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit betejën me virusin e kanë humbur 5 persona: një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rikujtuar se nga dita e nesëme maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *