• |
ide | kryesore

VIDEO/ I thanë të vinte maskën, klienti shkatërron supermarketin

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një ngjarje e pazakontë në një prej dyqaneve TESCO të Londrës kur njëri prej blerësve u acarua keq kur punonjësit i kërkuan të vendoste maskën. Ai nisi të rrëzonte në tokë asortimentet nga raftet duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë.

Blerësit e tjerë u tmerruan ndërsa punonjësit e supermarketit njoftuan policinë. Forcat e rendit e shoqëruan në komisariat dhe ndaj tij ngritën një akuzë për shkatërrim prone. Ndaj tij u ngrit edhe një akuzë për plagosje pasi një punonjës i stafit u lëndua gjatë ndalimit.

Autori u identifikua si Soren Birch nga Greenford dhe video e tij e hedhur publikuar në Tik Tok mori mijëra klikime. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=_rV2-XbWV9o



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *