• |
ide | kryesore

Donald Trump në fushatë: Vetëm Jezusi është më i famshëm se unë! (VIDEO)

-Instant, Arkiva, F1, Planet, Të fundit



Ditën e djeshme Trump plasi një deklaratë të fortë në një tubim në Greenville të Karolinës së Veriut. “Vetëm Jezusi është më i famshëm se unë” – tha Trump para turmës.

Presidenti deklaroi se dikush kohët e fundit dikush i ka thënë se ai është personi më i famshëm në botë deri më tani.

Por Trump tregoi se e kishte kundërshtuar. Presidenti deklaroi para turmës së mbështetësve se ekziston vetëm një person, i kaluar ose i tanishëm, më i famshëm se ai dhe ai është biri i Zotit, Jezusi.

“Unë i thashë atij … Jo, nuk jam. Ai më pas më përsëriti “Po, ti je”. Jo nuk jam i thashë dhe unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim.
Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i famshëm atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezusi”, tha Trump.

Ndërsa turma brohoriste Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “As nuk jemi afër”. 



1 Comment

  1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim, fjala qe flitet pergjegjsi, veprimi qe behet llogari thotë:

    me i fuqishmi prejt te mallit zot veprat e keqia eshte me vepremiri,se veprat e mira shperblehen ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *